I pastrehu dorëzoi çantën e gjetur me 42 mijë dollarë, i japin 110 mijë

Një i pastrehë në Boston të SHBA u bë objekt lajmi pak ditë më parë pasi kishte dorëzuar në polici një çantë shpine që kishte brenda 42 mijë dollarë, të cilën e kishte gjetur në rrugë. Por tashmë ai do të marrë plot 110 mijë dollarë për shkak të gjestit të tij, që mund të cilësohet deri diku i pazakontë ose më e pakta, i rrallë.

Kjo, pasi ky lajm që habiti shumë njerëz u prit me mjaft dashamirësi nga një njeri i zakonshëm i quajtur Ethan Whittington i cili vendosi të hapte një llogari për mbledhje parash online për Glen James, personin e pastrehë i cili dorëzoi çantën në polici dhe arriti të mbledhë plot 110 mijë dollarë të cilat do t’ia japë z James.

Ai u shpreh se ideja e tij për të mbledhur fonde në ndihmë të të pastrehut u përhap me shpejtësi të madhe.

“Më mbushi me shpresë. Kjo nuk është vetëm për të shpërblyer një njeri të madh. Besoj se është një deklaratë e fortë për këdo në Amerikë. Nëse ne bashkohemi dhe punojmë drejt diçkaje dhe punojmë të gjithë bashkë, atëherë ne mund t’ia arrijmë”, tha Whittington.

Është e habitshme se sa lartë vlersohet një akt moral në ditët e sotme, i cili në parim është një detyrim i zakonshëm në parimet islame, në dispozitat për gjërat e gjetura. Kjo reflekton krizen morale të njeriut bashëkohor, veçanërisht në botën perëndimore dhe në anën tjetër se sa e nevojshme do të ishte kuptimi dhe praktikimi i parimeve islame mbi njerëzimin./GSH/kohaislame.com

Artikulli paraprakGJEOPOLITIKA E GJERMANISË
Artikulli vijues200 Miliardë euro pjesë e TVSH-së mungojnë çdo vit në evropë