Reforma në policinë rrugore dhe ndryshimi i perceptimit për të është një nga prioritet e Ministrisë së Brendshme. Për këtë arsye ministri Sajmir Tahiri mesditën e së hënës ka zhvilluar një takim me dyer të mbyllura me drejtues te policisë rruogore në komisariatin e Tiranës, ku në takim merrte pjesë edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj. Në këtë takim ndër të tjera u vendos lirimi nga detyre e 80 % të punonjësve të këtij komisariati, 77 efektivave dhe 11 oficerëve të policisë rrugore. Zyrtarisht nga Ministria e Brendshme thuhet se këto lirime nga puna janë pasojë e një hetimi nga drejtoria e inspektimit dhe SHKB. Nga hetimi kanë rezultuar shkelje të rënda në ushtrimin e detyrave funksionale dhe akte abuzive me dokumentacionin nga ana e 88 efektiveve. Këta efektivë të larguar nga Komisariati i Qarkullimit Rrugor Tiranë janë vënë në dispozicion të Drejtorisë së Personelit të Drejtorisë së Policisë Qarkut Tiranë. Përveç masave administrative, për 4 oficerë të rolit nivelit drejtues dhe 1 oficer të rolit zbatues janë referuar materialet në Prokurori për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Korrupsionit pasiv”. Ministri Tahiri gjatë ditës së hënë ka marrë edhe një tjetër vendim, i cili ka të bëjë me anulimin e tenderit për “Shërbim transporti karoatreci, parking, ruajtje automjetesh”. Ky vendim ka ardhur pas shqyrtimit të hollësishëm të proçedurave, ku janë vërejtur shkelje të shumta procedurale, ku për zyrtarët e përfshiri Ministri Tahiri ka urdhëruar proçedim penal. (INA)/kohaislame
You Might also Like
Rënie rekorde e euros në tregun valutor të Shqipërisë
Euro ka shënuar një rënie drastike në tregun e këmbimit valutor gjatë këtij muaji në…
By
Redaksia
2 Min Read
Tirana tronditet nga shpërthimet terroriste me eksploziv
Në orët e para të mëngjesit të sotëm kryeqyteti shqiptar është tronditur nga dy shpërthime…
By
Redaksia
2 Min Read
Tre të plagosur nga shpërthimi i minës
Tre persona kanë mbetur të plagosur pas shpërthimit të një mine në fshatin Çerem në…
By
Redaksia
1 Min Read
VMRO i çon “selam” BDI-së për kryqin
Kryetari i komunës Aerodrom dhe një ndër njerëzit më të besueshëm të Nikolla Gruevskit, Ivica…
By
Redaksia
1 Min Read
Kisha nxjerr banorët e 10 familjeve nga banesa
Godina i është dorëzuar Kishës Katolike si pronë e faluar nga një fondacion italian. Të…
By
Redaksia
1 Min Read
Rasti “Monstra”, Prokuroria ngrit akuzën kundër 60 vjeçares
Prokuroria Publike e Shkupit ka ngritur aktakuzë penale kundër Feride Bilallit, 60 vjeçares nga Hotla…
By
Redaksia
1 Min Read
