Lëmoshat e dhëna nga qytetarët nuk e shpëtuan nga ferri 87-vjeçaren Sofie Qëndro, e cila së bashku me nipin e saj 67-vjeçar prej 6 javësh kaluan ditët dhe netët ashtu kruspull në një stol para Bashkisë së Durrësit.
I ftohti i ditëve të fundit çoi drejt vdekjes të moshuarën, e cila dje mbërriti në gjendje kome në urgjencën e Spitalit Rajonal të Durrësit.
As lokalët dhe as biznesmenët e këtij qyteti nuk e vunë dorën në zemër për të gjetur një strehë për pleqtë e pafat që u përzunë pas 70 vitesh nga shtëpia e ish-pronarëve ku ata banonin. Edhe apeli i bërë afro tre javë më parë nga “Gazeta Shqiptare” për dramën e dy të pastrehëve ra në vesh të shurdhët.
Përkundrazi, drejtuesit lokalë thjesht u “turpëruan” nga pamja mizerabël e atij stoli ku deri dje dergjej Sofia dhe vijon të dergjet nipi, i saj, Llazi. Ky i fundit pohon se kërkesës së tij për t’ju gjetur një barake ku të fusin kokën, kreu i bashkisë i është përgjigjur: “Largohuni prej andej se na keni nxirë faqen, është turp të qëndroni aty!”.
Indiferenca totale ndaj dy jetëve njerëzore, bëri që 87-vjeçarja të arrinte deri aty sa të niste të jepte shpirt në stolin e rrethuar me kartona.
Mesditën e djeshme, një autoambulancë dhe një furgon policie dërguan me barrelë të moshuarën për në spital. Mjekë të këtij spitali pohuan se Sofie Qëndro vuante nga një sërë sëmundjesh kronike të pakuruara, ndërsa pësoi dehidratim të trupit nga i ftohti dhe kequshqyerja. “I gjithë stafi është përkujdesur për Sofinë. Ajo ka reaguar, është përmendur, pasi erdhi në gjendje kome. Problemi është se nuk dimë ku ta çojmë më pas. Gjendja e saj shëndetësore është shumë e rëndë. Në urgjencë nuk e mbajmë dot, në lulishte nuk mund ta kthejmë, sepse ajo do përkujdesje dhe ngrohje”, thanë bluzat e bardha.
Vetëm në orët e vona të mbrëmjes problemi “Sofia” u mbyll njëherë e mirë. Ajo ndërroi jetë pa mundur që të “ngushëllonte” nipin e saj.
You Might also Like
Dy vjeçari gjendet i vdekur në kanalin afër shtëpisë
Një dyvjeçar i cili prej ditës së djeshme ishte zhdukur është gjetur i vdekur në…
By
Redaksia
1 Min Read
Pasoja dramatike në rast se Greqia del nga eurozona
Organizata e OKB-së për Punën, ILO, thotë në një studim se në një rast të…
By
Redaksia
6 Min Read
Lëvizja BESA: Shqiptarët diskriminohen me buxhetin e shëndetësisë
-Lëvizja Besa shpreh shqetësimin në lidhje me buxhetin e planifikuar të Fondit të Sigurimit Shëndetësor…
By
Redaksia
3 Min Read
Provojeni mbulesën islame!
Dhjetëra vajza kanë provuar sot mbulesën islame në kuadër të manifestimit Dita e Mbulesës, që…
By
Redaksia
1 Min Read
Dit zije për Islamofobat shqipfolës – Lorik Cana me shokë në Xhami!
Në rrjete sociale me gëzim të madh është pritur fotoja e Kombëtarës ku ata së…
By
Redaksia
1 Min Read
Papa Francesku refuzon Gruevskin, do vizitojë Maqedoninë një herë tjetër?(!)
Marrëdhëniet e mira dhe bashkëpunimi midis Maqedonisë dhe Vatikanit do të rrumbullakësohen me vizitën e…
By
Redaksia
1 Min Read
