Papa Francesku refuzon Gruevskin, do vizitojë Maqedoninë një herë tjetër?(!)

Marrëdhëniet e mira dhe bashkëpunimi midis Maqedonisë dhe Vatikanit do të rrumbullakësohen me vizitën e Shkëlqesisë së tij, Papa Francesku e cila do të realizohet në periudhën adekuate, u theksua në takimin e djeshëm midis Pietro Parolin, sekretari shtetëror i Vatikanit me kryeministrin Emil Dimitriev.

“Vendimi për vizitën e Maqedonisë nuk është marr e as që mund të flitet për ndonjë datë. Këtë vit priten që të ndodhin ngjarje të rëndësishme në Romë, ky vit është i bujarisë, kështu që Papa ka refuzuar shumë vizita për t`i dhënë vëmendje aktiviteteve të këtilla”, deklaroi Parolin.

Përndryshe, Papa Francesku para disa kohësh vizitoi Tiranën ku dha mesazhe të rëndësishme për Shqipërinë dhe shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve shtetëror.

Ai në këtë mënyrë po i injoron drejtuesit aktual të VMRO-DPMNE-së.

Artikulli paraprakVIDEO – A lejohet dhurimi i Organeve
Artikulli vijuesProtesta anti Trump në SHBA