Reagim i FMSH mbi problemin e mbulesës së vajzave myslimane në Kosovë dhe deklaratave te presidentes Jahjaga
Me shqetësim të madh morëm vesh nga mediumet kosovare për deklaratat e fundit të presidentes Jahjaga mbi këmbënguljen për mos-lejimin e mbajtjes së mbulesës muslimane nga femrat në shkollat e mesme. Kjo është shkelje e hapët e të drejtave të njeriut në një kohë kur shoqëria shqiptare ka nevojë për një stabilitet të theksuar social tashti në prag të zgjedhjeve vendore në Kosovë. Ky është një qëndrim tejet diskriminues i presidentes Jahjaga dhe stafit të vet që e këshillon, duke mos marrë parasysh edhe shifrat dominuese demografike në Kosovë. Kjo tregon për shkurtpamësi të politikave sociale shtetërore dhe mos-dallimin e laicizmit nga ateizmi ekstrem. Në një vend ku edhe atmosfera dhe ajri që thithim është myslimane është me të vërtetë të përjetosh një absurd, ku një grup i vogël njerëzish që menaxhojnë shtetin dhe një pjesë të mirë të shoqërisë civile me të gjithë veglat e saj politike, financiare e shoqërore diskriminojnë shumicën myslimane. Prishja e ekuilibrave të brendshëm shoqërorë bën përgjegjës jo vetëm presidenten Jahjaga, por të gjitha hallkat shtetërore nga lart e deri poshtë. Shoqëria civile kosovare dhe në veçanti ajo myslimane duhet ta shohin me prioritet këtë çështje shumë të ndjeshme për ta futur në hullitë e zgjidhjes, duke ndërmarrë lëvizje të matura dhe efikase. Tashmë ka nevojë për një votë civile, ku të shfaqet hapur vullneti i qytetarit të thjeshtë. Njëkohësisht i bëjmë thirrje faktorit ndërkombëtar të vendosur në Prishtinë të tregojnë më shumë ndjeshmëri në këtë drejtim, dhe ky diskriminim të marrë fund. Po ashtu edhe ministri i arsimit Enver Hoxha duhet të marrë parasysh dëshirat dhe të drejtat e vajzave myslimane për t’u mbuluar dhe për të vazhduar njëkohësisht shkollimin.
You Might also Like
Ky është moti në fundjavë
Gjatë fundjavës mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.…
By
Redaksia
1 Min Read
Një i vdekur, katër të lënduar
Një person ka vdekur dhe katër të tjerë kanë marr lëndime trupore në një aksident…
By
Redaksia
1 Min Read
Ja çfarë i bënë Prishtinës “pijanecët”
Pas përfundimit të “festivalit të birrës&muzikës dhe verës” të mabjtur në Prishtinë, gjendja e Pallatit…
By
Redaksia
0 Min Read
Juniku, një shekull pa vrasje
Juniku nuk ka vetëm histori dhe nuk ofron vetëm turizëm. Banorët e këtij vendbanimi po…
By
Redaksia
2 Min Read
Myftiu Rexhepi: Islami mbrohet dhe përhapet me urtësi, jo me dhunë
Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, kanë mbajtur sesionin shkencor "Kurani te shqiptarët",…
By
Redaksia
2 Min Read
Nga KKR largohet edhe Amir Ahmeti
Pas largimit të Muhamet Mustafës, udhëheqësit të Grupit E-15, nga Koalicioni Kosova e Re (KKR),…
By
Redaksia
1 Min Read
