Bllaca: Kleçkën e nisi Buja

Nazim Bllaca, ka nisur të shkruaj edhe opinione. Në këtë shkrim Bllaca i drejtohet Muharrem Xhemajlit, duke thënë se Xhemajli është duke heshtur me detyrim të Kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi.

Po ashtu ai në këtë opinion thotë se rastin Kleçka e ka nisur Shukri Buja.
Ju sjellim më poshtë opinionin e plotë të Nazim Bllacës, ish agjentit të SHIK-ut
U bë një muaj e Muharrem Xhemajli heshtë në raport me Bujën !

E kishte zakon të reagonte menjëherë kur ishte tema rreth UÇK-së e sidomos me deklarata e tij tepër të forta, duke i quajtur të gjithë ata që e njollosin UÇK-në si “dorë e zgjatur e Serbisë (OVL-UÇK REAGIM me rastin e vazhdimit te gjykimit, rasti Kleçka: Ne besojmë në pafajësinë e luftëtarëve të UÇK-së dhe konsiderojmë se shfaqja e “dëshmitarëve anonim”, bëhet vetëm për përfitime të tyre materiale dhe për interesa të Serbisë.

Të jenë të bindur se secili që tenton të bëhet pjesë e këtyre lojërave kundër UÇK-së, përveç se nuk do të realizojë qëllimin e përfitimit material, prapa do të lë vetëm turpin për familjen dhe pasardhësit. Andaj, ne bëjmë thirrje që të heqin dorë nga shpifjet dhe intrigat kundër luftëtarëve të lirisë. Prishtinë 6 shkurt 2012).

Mirëpo siç po duket Muharrem Xhemajlit, kryetarit të veteranëve të UÇK-së i ka ndodhur diçka.
Ka kaluar mbi një muaj pas publikimit të dëshmisë së Shukri Bujës kundër UÇK-së Xhemajlin e ka zënë gjumi. Ose, po e dëgjon shefin e tij, Kryeministrin Thaçi.

Mirëpo tash po duket qe kanë ndryshuar raportet si në PDK-në e Lipjanit, ashtu edhe në PDK- në qendrore, e atë si rezultat i prapaskenave dhe rivaleve brendapërbrenda PDK-së, në të gjitha nivelet.
Të kuptohet që këtu dhe qartë, që ky eliminim i figurave më meritor nga dokumentet që kam shqyrtuar del ta ketë një zanafillë qysh në vitin 2002-2003.

Po pse në vitin 2002 kishte filluar kjo lufte guerile me kurthe të tipit vietnamez ne mes komandanteve më të lartë të UÇK-së enë mes të zyrtarëve më të lartë të PDK-s?
Kjo loje kishte filluar kur veç filluan dyshimet për kampin e burgun e Llapushnikut nga Tribunal i Hagës për krime lufte në Kosovë, e ku ne veteranet e UÇK-së ishim shumë të sigurt se Fatmir Limaj do të shpallet i pafajshëm. Ne atëherë e dinim që përgjegjësia dhe prezenca e Limajt në Llapushnik ishte e barabartë me zero .

Mirëpo zyrës së prokurores Karla del Ponet ne vitin 2003 nuk i intersonte për asgjë tjetër vetëm për kamp-burgun e Llapushnikut. Asja nuk i interesonte as për Kleçkë e as për Jabllanicë, apo ndonjë pikë tjetër.
Kur e them këtë bazohem në përmbajtjen e aktakuzës kundër Fatmir Limaj e bërë publike më 18 shkurt 2003.
Po nga kush filloi rasti i Kleçkës: nga Zogaj ,Bllaca apo Buja ?

E them me plotë përgjegjësi se i ndjeri Agim Zogaj iu qëndroi besnik në këtë periudhë shokëve të luftës, e mos të flas për vete.
Që në vitin 2003 isha në gjendje edhe ta karbonizoja ndonjë njeri, po të fliste keq për UÇK-në apo për komandant “Çelikun”. Aktiviteti im dihet dhe e dëshmojnë shumë e shumë figura të PDK-së në Lipjan e shumë komandantë të UÇK-së, kuptohet, nëse dëshirojnë ta tregojnë realitetin për Nazim Bllacën-Gjeografin.

Sa i përket Shukri Bujës, tash veç po dihet se nga kush paska filluar rasti Kleçka e në çfarë kohe.
Por, a thua e bëri me qellim këtë veprim ai?, A e dinte edhe Buja se prokurorëve të Hagës nuk po ju intereson asgjë përveç kamp-burgun te Llapushnikut , apo për ta eliminuar Fatmir Limen?

Dihet mire se gjykimi i Limajt ishte publik, me përjashtim të pak seancave të mbyllura mirëpo asnjë dëshmitar i mbrojtjes dhe asnjë dëshmitar i Prokurorisë që dëshmoi në këtë proces edhe figura të larta të UÇK-së, duke filluar nga Jakup Krasniqi, Bislim Zyrapi etj nuk kishin thënë se atë që tha Shukri Buja .
Dhe prapë nuk kemi një reagim të krye-veteranit të UÇK-së, Muharrem Xhemajli. Edhe çka duhej të thoshte tjetër Buja që nxiste reagimin e Xhemajlit, pos këtyre qe janë pjesë e dëshmisë së tij:

1. Fatmir Limës i kemi dërgua të arrestuar;
2. Fatmir Limaj ishte përgjegjës për të arrestuar;
3. Shërbimi Informativ i UÇK-se dinte për arrestime të njerëzve në 98-në;
4. Ushtaret e UÇK-së kanë bë hakmarrje (vrasje) dhe
5. Askush si ai (Buja) nuk e quajti Kleçkës si pikë e grumbullimi të të arrestuarve ?!
Këto nuk po i shkruaj nga dëshira po e kam lexuar me kujdes dëshminë dhënë prokurorëve të Hagës në Lipjan, e publikuar para pak dite në mediat kosovare.

Sa për t’ia kujtuar Bujës, komuna e Lipjanit kishte organizuar proteste për lirimin tij, ia arrestuar më 2003-ën nga KFOR-i, në kuadër të arrestimeve .

Ironike, por e vërtetë, fatkeqësisht: Ne po organizonim protesta për të, e ai po e luante vallen me prokurorë të Hagës dhe zgjeronte territore të reja kundër UÇK-se dhe kundër komandantëve më meritor të kësaj ushtrie.

Unë jam qe tri vite në procese me te ndërlikuar gjyqësore, edhe pse nuk jam jurist, e di se çfarë peshe dhe çfarë horizonti mund të shtrihen hetimet nga ndonjë prokuror , nëse dëshiron të bazohet në këto pesë pika që ka thënë Buja kundër Limjat .
Sipas meje, horizontet qe ka hapur në atë kohë Buja, në raport me Kleçkën dhe Limajn janë me një peshë të madhe për krejt historinë e Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës, duke pasur parasysh se Kleçka ishte truri I UÇK-së.

Buja mendon se promovime të poezive do ta ndryshoni historinë. Jam i bindur se nuk do t’ia mbylli sytë veteranëve të UÇK-së, dega në Lipjan me këto veprime simbolike.
Kur e them këtë e mbështes në simpatinë e shumicës së veteranëve në raport me Komandant “Çelikun” .
Buja mund ta mashtroi opinionin ka dëshmuar në Hagë dhe dëshmia e tij e tij ka qenë publike, gjë që është e vërtetë, po dëshmia e tij në atë kohë kur kishte po kryheshin hetime Llapushnikun, si u bë?

Duke u bazuar në të bëma të Bujës për një dekadë kundër UÇK-së, mendoj se mbi 500 veteranët e degës se Lipjanit do të jenë shume sy qel lidhur me orientimin e tyre se kah t’ia mbajnë, pa rënë në hall shumë.

Kërkoj të falur, por s’mund të rrijë pa ju kthyer edhe një herë heshtjes se krye-veterantit, edhe pas publikimit të skandaleve të Bujës kundër UÇK-së. Cili është interesi i Xhemajli që mos reagoj ndaj një ish komandanti të zonës apo
ndaj një kryetari të komunës, siç është rasti me Bujën?

Tash më po dihet se Xhemajli përfaqëson një rajon të veteranëve të luftës dhe jo tërë veteranët e UÇK-së. Dihet që mos reagimi i tij ndaj personit që e dëmtoi më së shumti UÇK-në para një dekade, heshtja e tij, nënkuptohet vetëm si përkrahje e atij personi dhe e asaj deklarate. Në këtë rast, mos-reagimi i Xhemajlit kundër Bujës nuk është asgjë më shumë se sa: përkrahje e pesë atyre gjërave që përmendëm më lartë, pesë akuzave të Bujës kundër UÇK-së.

Mua, si veteran i kësaj ushtrie të lavdishme, një bashkim i tillë, i një ish-komandanti dhe një drejtuesi të veteranëve kundër UÇK-së me shqetëson tej mase.

Vallë, a po i bie që Shukri Buja ishte dëshmitar anonim i Hagës kundër Limjat në vitin 2003 dhe kjo nuk po e shqetëson fare krye-veteranin Xhemajli.

Nëse nuk janë bashkë me Bujën kundër UÇK-së, a mund të ndodh që Xhemajli nuk e ka lexuar me kujdes dëshminë e Bujës, sepse nuk ka pasur kohë?!

Apo i duhet kohë ende për t’ia dhënë dritën jeshile Thaçi
Për mua, mos reagimin i Xhemajlit tregon se ky njeri nuk përfaqëson veteranët e UÇK-së.kohaislame

Artikulli paraprakVAZHDON SHTRENJTIMI
Artikulli vijuesTeherani kërkon lirimin e menjëhershëm të iranianëve të rrëmbyer në Siri