A pranohet fetwaja e një dijetari që rri ulur përderisa të mos dalë vetë në luftë

Komenti i shejkh Abdul-Aziz et-Tarifit rreth thënies: 
Nuk pranohet fetwaja e një dijetari që rri ulur përderisa të mos dalë vetë në luftë

Është pyetur shejkh Abdul-Aziz et-Tarifi (gjatë një ligjërate të ditës së Xhuma pas namazit të Ikindisë më 30/Shewal/1434) rreth asaj që është përhapur se “nuk pranohet fjala e një dijetari që nuk lufton, për një muxhahid?” ku është përgjigjur:

Prej bindjeve të gabuara në këtë kohë është thënia e dikujt se “nuk pranohet fjala e një dijetari përderisa ai të mos dalë në luftë,” dhe fjala e tyre se “nuk pranohet fetwaja e një dijetari që rri ulur për një muxhahid.”

Dhe padyshim se kjo është një bindje e gabuar e cila nuk ka bazë në sheriat, dhe është shfaqur në epokën tonë tani. Është në kundërshtim me tekstet sheriatike dhe ixhmanë (unanimitetin) e umetit prej sahabëve dhe atyre që kanë ardhur pas tyre. Në tekstet qiellore nuk njihet një gjë e tillë. Dijetari është dijetar edhe në qoftë se nuk merr pjesë në luftë. Ndërsa injoranti është injorant edhe nëse është muxhahid. Mirëpo po flasim për dijetarin e sinqertë dhe këshillues e jo për tjerët. Qarku i fik’hut në Islam, duke përfshirë edhe çështjet e xhihadit, sillet rreth katër personaliteteve: Ebu Hanifes, Malikut, Shafi’iut dhe Ahmedit. Këta as nuk kanë ditur për ndonjë betejë e as nuk kanë hedhur ndonjë shigjetë në ndonjë luftë sipas asaj që unë di. Faktikisht është transmetuar nga Shafi’iu dhe Ahmedi se janë përballur me përleshje të vogla por jo luftë. Ndërsa Maliku dhe Ebu Hanife nuk kanë njohur as ndonjë përleshje e as luftë.

Ndërsa, rreth çështjeve të xhihadit, më së shumti prej këtyre është transmetuar nga Imam Ahmedi. Gjithashtu Ahmedi e ka kundërshtuar në këtë çështje Ibn Mubarek-un, i cili ishte dijetar dhe muxhahid, kur ai e kishte lëshuar frontin e Horasanit dhe luftën, kishte lënë luftën ndaj ithtarëve të Librit. Dhe nuk njoh dikë që e ka qortuar Imam Ahmedin për këtë. Ibnu Mubareku luftonte nëpër terrene ndërsa Imam Ahmedi luftonte në përkrahjen e së vërtetës (hakut) dhe ngjalljen e tij; edhe pse epoka e tyre ishte epoka e fitoreve të Islamit, në kohën e tyre nuk mungoi xhihadi me dy llojet e tij: kërkesë dhe mbrojtje, për shkak të hapësirës së madhe dhe zgjerimit të qyteteve, dhe këto ishin fitore të mëdha.

Dijetarët janë rojtarët e sheriatit për nga brenda ndërsa muxhahidët janë rojtarët e sheriatit për nga jashtë. Dhe përmes kësaj plotësohet përkujdesja për fenë dhe bijtë e saj. Ka mundësi që boja e dijetarit të jetë më e mirë se gjaku i dëshmorit, por kur muxhahidi e akuzon dijetarin për tradhti dhe kur dijetari e braktisë muxhahidin atëherë umeti është mposhtur, çështja ka eskaluar, dhe “rrota e xhihadit sillet në vend” (nuk funksionon)…

Prandaj, dijetari e ka obligim që t’i ndihmojë muxhahidit, ta ruajë nderin e tij, ta mbrojë atë dhe ta ndihmojë atë. Ta ndihmojë atë duke e këshilluar atë për mirësi dhe duke i ndihmuar atij përmes hakut (të vërtetës) dhe përmes mbrojtjes së tij prej padrejtësive që i bëhen. Ndërsa muxhahidit i takon që të marrë këshillat e dijetarit dhe të kthehet tek ai (për çdo çështje), të ketë mendim të mirë për të. Muxhahidët e sahabëve, tabi’inëve dhe pasardhësve të tyre, u shkruanin dijetarëve në largësi për të cilat duhej ecur një muaj ose dy, vetëm për një pyetje të vetme, dhe u vinte pastaj shkresa. Ebu Ubejde Amir ibn Xher-rrah i dërgonte shkrime Umerit dhe të tjerëve rreth aksidenteve të xhihadit siç janë kufijtë apo trajtimi i muxhahidëve të pabindur, dhe ai ia kthente përgjigjen. Ndërsa sot janë lehtësuar rrugët, janë ngarkuar librat, dhe njerëzit kanë krijuar lidhje, edhe në qoftë se janë zgjeruar qytetet.

Vërtetë prej gjërave më të rrezikshme të ndërhyrjes së nefsit është që dijetari të mrekullohet nga dija e tij dhe muxhahidi të mrekullohet nga xhihadi i tij; kështu, dijetari e nënçmon muxhahidin se ai është i paditur ndërsa muxhahidi e nënçmon dijetarin se ai po rri ulur, dhe kështu këputen lidhëset dhe litarët që e mbajnë umetin (të bashkuar.)

Prandaj, shenjtëria e nderit të muxhahidëve të sinqertë është sikurse shenjtëria e nderit të prindërve për ata që s’janë në luftë. Siç ka ardhur në Sahih nga i dërguari (Salallahu alejhi ue selem): “Dijetarët e sinqertë janë trashëgimtarët e pejgamberëve, bartësit e shpalljes, dhe moralet e tyre të larta pasojnë moralet e pejgamberëve.”

Dijetarët e sinqertë, edhe nëse nuk luftojnë, ata janë në beteja në terrenet e sheriatit. Zbrazja e qyteteve nga njerëzit të cilëve u është dhënë dija rreth këshillimit, përhapjes së të vërtetës dhe ndalimit nga e keqja, është e rrezikshme, prandaj ekzistenca e tyre është autoritet kundër njerëzve të prishur dhe njerëzve të së keqes.

Shejkh Abdul-Aziz et-Tarifi

Përktheu, Hekuran Helshani

Burimi: Tezkije.com

Artikulli paraprakLigji ekonomik islam-Qenia njerëzore dhe natyra
Artikulli vijuesMakarona me proshutë e ajkë