Cila është e vërteta mbi rrëmbimin e murgeshave në Siri?

Disa nga mediumet ndërkombëtare, përfshi edhe thirrjen e Papës në ceremonitë e fundit, akuzuan se kryengritësit sirianë kanë rrëmbyer 12 murgesha nga manastiri ortodoks i fshatit Malula.

Një lajm i paverifikuar nga askush u përhap me të madhen se gjoja grupi sirian “Brigadat e Kalamunit të lirë” mori mbi vete përgjegjësinë për rrëmbimin të hënën të 12 murgeshave nga manastiri në fshatin e krishterë Maalula, i cili ndodhet rreth 60 kilometra nga Damasku, dhe se në këmbim të kësaj kryengritesit gjoja kërkojnë lirimin nga burgjet siriane të 1000 grave të ngujuara, njofton gazeta libaneze “Daily Star”. Vatikani pohoj se keto kushte ye lirimit të murgeshave iu parashtruan edhe atyre gjatë bisedës telefonike të drejtueses së manastirit të femrave me përfaqësuesit e Kishës Katolike, por e gjithe kjo doli të jetë e pavërtetë.

Përfaqësuesit e opozitës siriane thanë se përkundrazi gjatë luftimeve për të marrë nën kontroll qytezën e Malulas, një vëmendje e posaqme i është kushtuar sigurimit të murgeshave dhe bartja e tyre nga zona e luftimit në një qytet më të sigurtë. Ata nuk dhanë detale të tjera, por në një kontakt motra kryesore i verifikoj një mediumi se ato janë mir dhe se janë vendosur në një shtëpi të sigurt dhe nuk i ka prekur askush./Hurriet &Dailynews/kohaislame.com

Artikulli paraprakKatari kundërshton zgjidhjen politike të krizës siriane
Artikulli vijuesHaraçi vazhdon edhe pas zgjedhjeve