Aeroplanët spiunë amerikanë, i kanë dhënë informacione forcës ajrore të Turqisë për një bombardim endacak që ndodhi në dhjetor të vitit të kaluar e që vrau 35 civilë në vend të që të vriste separatistët kurdë, tha të enjten një zyrtar i mbrojtjes i SHBA.
Aeroplanët turk F-16, kishin nisur sulmin ajror në 29 dhjetor me qëllim për të sulmuar militantët e Partisë Punëtore të Kurdistanit (PKK) pasi aeroplani spiun ameriakn zbuloi gjatë natës një grup që lëvizte drejt zonës së ndjeshme të kufirit juglindor, sipas zyrtarëve në Ankara.
“Ne jemi të njohur me këtë incident”, ka thënë zyrtari amerikan i mbrojtjes, i cili foli me kusht anonimiteti.
“Në këtë rast të veçantë, ata (operatorët e telekomanduar) vënë re një grup të njerëzve dhe disa kafshë që mbartnin ngarkesa. Ky informacion u miratua nga ana e turqve dhe pastaj aeroplani jonë spiun u largua nga zona. “
Shtetet e Bashkuara kanë avion pa pilot Predator, me bazë në vend dhe ata rregullisht ofrojnë informacion nga fluturimet e mbikqyrëse mbi lëvizjet dhe grumbullimin e forcave kurde për ushtrinë e Turqisë.
“Ne nuk kishim të bënim me sulm ajror, në fakt ne nuk ishim në zonë kur ka ndodhur bombardimi”, shtoi zyrtari.
Sulmi i dështuar ajror shkaktoi një valë protestash nga kurdët që e akuzoi qeverinë për kryerjen e një “masakëre”.
Përleshjet mes rebelëve kurdë dhe ushtrisë u shkallëzua në fund të vitit të kaluar.
PKK mori armët në rajonin e juglindjes së Turqisë në vitin 1984, rajon ku kurdët janë shumicë , duke shkaktuar një konflikt që ka marrë jetën e rreth 45.000 personave. Ajo është etiketuar si organizatë terroriste nga Ankaraja dhe nga shumë vende të komunitetit ndërkombëtar./Al Arabiya
You Might also Like
Siri: 71 oficerë dezertojnë nga ushtria
Shtatëdhjetenjë oficerë të lartë ushtarakë, përfshirë gjashtë gjeneralë, kanë dezertuar nga ushtria e Sirisë për…
By
Redaksia
1 Min Read
Protestuesit egjiptian i vënë zjarrin selisë së kandidatit për president Shefik
Zjarri ishte vënë nga një grup i protestuesve dhe nuk ka të lënduar. Një grup…
By
Redaksia
1 Min Read
Revista franceze publikoi karikaturat e Muhamedit (alejhi selam)
Revista javore satirike franceze “Charlie Hebdo” publikoi një seri të karikaturave në të cilat përqeshet pejgamberi…
By
Redaksia
1 Min Read
Vriten 18 terroristë gjatë tentativës për të kaluar nga Turqia drejt Sirisë
Burimet shprehen se 18 militantë të organizatës terroriste janë vrarë gjatë përpjekjes për të dalë…
By
Redaksia
2 Min Read
Skandali i ri i Izraelit përballë palestinezëve
Një kompani e madhe e turizmit në Izrael në kuadër të programeve të saj për…
By
Redaksia
0 Min Read
Sulmi izraelit vret dy palestinezë
Një sulm izraelit ka vrarë dy njerëz dhe ka plagosur një tjetër në Rripin e…
By
Redaksia
1 Min Read
