Siri: 71 oficerë dezertojnë nga ushtria

Shtatëdhjetenjë oficerë të lartë ushtarakë, përfshirë gjashtë gjeneralë, kanë dezertuar nga ushtria e Sirisë për në Turqi, ka bërë të ditur një oficer turk.

Ky llogaritet të jetë dezertimi më i madh i oficerëve të lartë të ushtrisë së presidentit Bashar al-Assad në muajt e fundit.

Autoritetet turke nuk kanë dhëne shpjegime për arsyen e dezertimit të grupit.

Pak kohë më parë, Shtetet e Bashkuara kanë vendosur t’iu ofrojnë ndihmë në armatim kryengritësve sirianë, pasi kanë gjetur dëshmi se forcat e Assadit kanë përdorur armë kimike kundër kryengritësve./bs/kohaislame

Artikulli paraprakKuvajt – Kushtetuesja shpërbën kuvendin
Artikulli vijuesProtestë kundër samtit të G8-ës