Revista franceze publikoi karikaturat e Muhamedit (alejhi selam)

Revista javore satirike franceze “Charlie Hebdo” publikoi një seri të karikaturave në të cilat përqeshet pejgamberi ynë i dashur,  Muhamedi (alejhi selam).

Ky publikim i karikaturave sidomos në këtë moment shihet qartë se është tendencioz dhe me një prapavijë të rrezikshme. Me këto karikatura po luhet me ndjenjat e muslimanëve kudo në botë, ndërsa kur si pasojë e provokimeve të njëpasnjëshme ndaj muslimanëve eskalon situata fillojnë të akuzohen muslimanët si të “dhunshëm”, etj.

Feja islame ndalon çdo përshkrim të Pejgamberit Muhamedit (alejhi selam)./kohaislame

Artikulli paraprakPARADOKSALE – Bullgari: Akuzohen 13 muslimanë
Artikulli vijuesRealizohet transplanti i parë i mitrës