FMN miraton kredi për Pakistanin

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka lëshuar një kredi për Pakistanin, duke thënë se qeveria, deri më tash, ka vepruar në përputhje me shumicën e kushteve të programit të kreditimit me Islamabadin, në vlerë prej 6.7 miliardë dollarësh.

Miratimi bën që Pakistani të marrë 553 milionë dollarë nga FMN-ja.

Zëvendësdrejtorja e FMN-së, Nemat Shafik, ka thënë se performanca e autoriteteve pakistaneze “ka qenë e kënaqshme” në zbatimin e programit të kreditimit.

Megjithatë, ajo ka bërë thirrje për thellimin e reformave strukturore dhe qasje më serioze në përmirësimin e administratës tatimore. /bs/kohaislame

Artikulli paraprakVatikani: Kosova është djepi i Kishës Ortodokse serbe
Artikulli vijuesAlma Lama dhe Fahri Xharra, shtiren si mbrojtës të kursit perëndimor por në realitet janë luftues të Islamit