Mungesa e parave e lë Kosovën pa rezerva shtetërore të naftës

Oil Pump Pumpjack & Worker Silhouettes

Edhe 17 vjet pas luftës, Kosova ende nuk ka mjaftueshëm rezerva shtetërore të derivateve të naftë, ndonëse obligohet me ligj.

Kjo, për shkak se Ligji për rezervat e naftës bart një kosto shumë të lartë financiare, prandaj nuk e ka marrë pëlqimin nga Ministria e Financave, raporton KTV.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, thotë se sipas standardeve evropiane, rezervat e derivateve të naftës duhet të arrijnë për një periudhë 90 ditore.

Megjithatë, ai thotë se nuk dihet se sa është sasia e këtyre rezervave.

Në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë po mendojnë të gjejnë një mënyrë tjetër për sigurimin e derivateve të naftës.

Sipas Ministres së Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami bëhet fjalë për shumë milionë euro.

Në këtë ministri thonë se brenda 4 vjetëve, parashihet që Kosova të ketë rezerva të derivateve për 90 ditë., siç parashihet edhe në bazë të standardeve evropiane.

Vendi ynë e importon të gjithë sasinë e nevojshme të derivateve të naftës dhe të pasurit e rezervave të këtij produkti është konsideruar e nevojshme për të mbajtur për një kohë çmimet stabile.

Artikulli paraprakUlen temperaturat, këtë javë borë dhe shi
Artikulli vijuesMënyra efektive për t’u ruajtur nga rreziku i kancerit