Në titullin:”Kush është kampioni më i madh i demokracisë për 2013? E pabesueshme, janë Vëllezërit Myslimanë”, gazeta britanike “The Telegraph” mendon se është Vëllazëria Myslimane në Egjipt, ajo që meriton çmimin për mbrojtjen e vlerave të demokracisë dhe lirisë.
“Nëse hedhim një vështrim në ngjarjet e 2013, nuk do të gjejmë persona dhe organizma, të cilët janë vënë në mbrojtje të demokracive dhe lirive, ashtu siç ka bërë Vëllazëria Myslimane.
Prandaj dhe çmimin për mbrojtjen e demokracisë dhe lirisë, duhet ta marrin ata, pasi u vunë kundër persekutimit dhe diktaturës në Egjipt. Ne duhet ta pranojmë të vërtetën, pasi përbëjnë shumicën mbi aktualitetin egjiptian.
Ndërkohë që ne në perëndim shkruajmë artikuj dhe libra lidhur me demokracinë dhe lirinë, Vëllazëria Myslimane dhe mbështetësit e tyre sakrifikuan me mijëra jetë për këtë qëllim. Nuk po bëjmë avokati për Vëllazërinë Myslimane, por realisht ata kanë qenë katalizatori i demokracisë së vërtetë në Egjipt.
Xhimi Karter: Puçistët e Egjiptit, i akuzojnë Vëllezërit Mysliman për terrorizëm, ndërkohë që edhe ata e dinë se nuk janë të tillë.
Ish presidenti amerikan, Xhimi Karter, ka deklaruar se pala më e dobët në Egjipt, është pikërisht institucioni i ushtrisë. Vëllazëria Myslimane u janë imponuar të gjithë faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm për ta refuzuar puçin ushtarak dhe për të mos pranuar asnjë zgjidhje tjetër përveç legjitimitetit.
“Unë jam penduar që u kam bërë padrejtësi egjiptianëve kur shërbeja si ndërmjetës për marrëveshjen e Kamp Deivid, atëherë kur isha presidenti i shtetit më të fuqishëm në botë. Sot, nuk mund tu bëj padrejtësi të dytë egjiptianëve dhe të kontribuoj qoftë dhe me heshtje në privimin e tyre për një të ardhme më të mirë në një vend demokratik, i cili mund të rilindë falë kapaciteteve të veta të brendshme. Sot e pranoj që marrëveshje e Kamp Deivid i shoi ëndrrat e egjiptianëve për një shtet modern dhe të zhvilluar. Pas revolucionit të janarit 2011, u paraqit një shans tjetër, u zgjodh një president nga populli me 51% të votave, mbi 25 milionë vota nga 50 milionë votues. Zgjedhjet e Egjiptit ishin zgjedhje më të mira se ato që zhvillohen në disa vende të Evropës, gjë të cilën e ndoqi mirë dhe institucioni i ushtrisë. Me çfarë justifikimi doli ushtria dhe iu bind 4 milionë qytetarëve egjiptianë dhe rrëzoi nga pushteti presidentin e zgjedhur Mursi, shpërndan parlamentin e zgjedhur, anulon kushtetutën dhe vret me mijëra njerëz nga milionat që kishin mbushur rrugë e sheshe?!” pyet ai. /ardhmeriaonline/
You Might also Like
Feja Islame në trojet Shqiptare para Osmanlinjve.
Senad Maku Në tekstet shkollore, në shkrimet gazetareske dhe në media të ndryshme, historianët tanë…
By
Redaksia
8 Min Read
Mrekullitë e Jezusit A e shëndrrojnë atë në qenie Hyjnore?
Senad Maku Duke lexuar dhe shfletuar literaturë të ndryshme, sidomos atë krishtere në lidhje me…
By
Redaksia
28 Min Read
Inkuzicioni, pas Galileo Galileut radhën e ka Irfan Salihu!
Opinioni publik shqiptar në Kosovë është ndarë keqmas dje, ku një pjesë ishin shumë, po…
By
Redaksia
7 Min Read
Blair mbështet puçin, veprimi ushtarak më i mirë se qeveria demokratike
Ish kryeministri britanik, Tony Blair në një artikull të publikuar në Observer, shkruan se ushtria…
By
Redaksia
2 Min Read
MODERNIZMI DHE PREJARDHJA E KËSAJ RRYME
Ideologjikisht lëvizja moderniste e përhapur në ditët e sotme rrjedh nga një sekt që i…
By
Redaksia
18 Min Read
Burrat dhe shamitë
Aida DËRGUTI Tashmë sa kohë debati i lodhshëm për shamitë ka zënë bukur shumë hapësirën…
By
Redaksia
5 Min Read
