Ish-oficeri i zbulimit amerikan Edward Snowden ka përvetësuar rreth 1.7 milionë skedarë (files), të cilët janë të lidhur me operacionet e zbulimit të forcave të armatosura të SHBA-së.
Ky informacion iu njoftua gazetarëve prej kongresmenit amerikan – republikanit Mike Rogers, i cili kryeson Komitetin për Inteligjencën të Dhomës së Përfaqësuesve, dhe demokratit Dutch Ruppersberger.
Snowden mori arratinë nga SHBA-ja pas dorëzimit për publikim botimeve “The Washington Post” dhe “The Guardian” të materialeve të klasifikuara në lidhje me programet e mbikëqyrjes së shërbimeve të fshehta të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe në Internet. Në gusht të vitit 2013 Edward Snowden mori azil të përkohshëm politik në Rusi për një vit.
Shtëpia Shkencë dhe Teknologji Teknologji Snowden ka përvetësuar 1.7 milionë skedarë të operacioneve amerikane të zbulimit