Një javë para takimit të Gjenevë 2 për krizën në Siri, Turqia është shfaqur me një qëndrim të ri, pasi presidenti Gyl ka bërë thirrje për ndryshim të politikës së vendit të tij karshi Sirisë. Qëndrimi i mëparshëm turk ka qenë për largimin e domosdoshëm të Asad.
Gyl është shprehur se Ankaraja po studion dhe shqyrton çfarë mund të bëhet për daljen nga kriza në atë formë, që ti shërbejë interesit të rajonit.
Presidenti turk shtoi se diçka e tillë kërkon durim dhe qetësi. Gjatë një takimi me ambasadorët turq që shërbejnë në vende të ndryshme, Gyl tha se Turqia duhet të bëjë një rivlerësim të diplomacisë së vet dhe politikave të saj të sigurisë, bazuar në situatën në jug të vendit.
Ai tha se situata aktuale në Siri është një skenar nga i cili të gjithë janë të humbur, shtetet fqinje, vetë regjimi, populli sirian dhe i gjithë rajoni. Ai tha se nuk ekzistojnë zgjidhjet magjike për këtë situatë. Kjo deklaratë e Gyl, vjen menjëherë pas bastisjes së forcave policore turke të një organizate, e cila dyshohej se trafikon armë drejt Sirisë. /ardhmerionline/
You Might also Like
Erdoan kritikon edhe një herë përbërjen e KS të OKB
Pas kthimit nga Amerika Latine Erdoan publikoi mesazhe në llogarinë e tij zyrtare në Twitter,…
By
Redaksia
2 Min Read
Kryeministri danez paralajmëron Gjermaninë
Kryeministri danez, Lars Loke Rasmusen, tha për Danes se Qeveria po peshon opsionin e rivendosjes…
By
Redaksia
1 Min Read
OKB: Regjimi i Assadit kreu krime lufte
Hetuesit për të drejtat e njeriut të Organizatws se Kombeve të Bashkuara (OKB) thanë se…
By
Redaksia
1 Min Read
Britania dënon ushtarin për vrasje në Afganistan
Ushtari britanik, Alexander Balckman, është dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa prapa grilave duhet të…
By
Redaksia
1 Min Read
Kolegët e gazetares britanike: Sutton nuk ka bërë vetëvrasje
Shokët dhe kolegët e gazetares e cila u gjet e vdekur si pasojë e varjes…
By
Redaksia
1 Min Read
Mbi 2 mijë amerikanë të vrarë në Afganistan
Mbi gjysma e tyre e kanë humbur jetën gjatë 27 muajve të fundit. Numri i…
By
Redaksia
1 Min Read
