Javën e ardhshme ka gjasa të rrënohet Car Dushani?

Në një konferencë për media, kryetari i komunës Qendër, Andrej Zhernovski bëri të ditur se javën që vjen do marrë raport nga revizioni i brendshëm nga i cili do të dihet se a është përmendorja e Car Dushanit ndërtim pa leje.

Ai shtoi se nëse zbulohet se ekzistojnë përmendore të vëna pa leje, ai do të dërgojë ekipe për ti mënjanuar ato.

“Do të jetë interesante të shohim reagimin e policisë. Gjithçka që është vënë pa leje do të largohet nga ekipe të posaçme”, tha Zhernovski. /ilirida/kohaislame

Artikulli paraprakIrlanda ndërton xhaminë dhe qendrën islame ndër më të mëdhat në Evropë (Foto)
Artikulli vijuesA po ndryshon Turqia politikën e saj ndaj Sirisë?