Grupi i Pavarur i Studentëve ka penguar mbajtjen e provimit të profesorit të Degës së Gazetarisë në Fakultetin e Filologjisë të UP-së, Milazim Krasniqi. Derisa Krasniqi po mbante provimin, në sallë kanë hyrë tre studentë të këtij grupi, duke i thënë atij “racist”, “fashist” e “i poshtër”. Profesori Milazim Krasniqi, i kontaktuar nga “Epoka e re”, ka deklaruar se gjatë mbajtjes së provimit është penguar nga disa studentë. “Disa studentë, të cilët nuk janë të fakultetit tonë, kanë hyrë në sallë dhe kanë bërtitur fashist e racist. Falë gjakftohtësisë sonë e kemi menaxhuar këtë situatë mirë. Më pas punëtorët e sigurimit i kanë larguar ata”, ka thënë Krasniqi. Sipas tij, kjo është shkelje e rëndë e disiplinës akademike. “Kjo është shkelje e rëndë e disiplinës akademike, me të cilën të duhet të merren organet e universitetit”, ka shtuar Krasniqi. Në komunikatën e lëshuar për medie nga Grupi i Pavarur i Studentëve është thënë se në aksionin simbolik është paraparë të shpërndahen disa fletë me shpjegime rreth nocionit të racizmit. Ndonëse në pamjet e transmetuara në medie nuk shihet se asistentët e Krasniqit, Gëzim Qerimi, Muhamet Jahiri dhe Alban Zeneli janë vërsulur drejt tyre. “Asistenti Gëzim Qerimi dhunshëm kap krahun e Roland Sylejmanit dhe flokët, duke kërcënuar se do të shihemi. Pas kësaj vjen roja e sigurimit dhe na largon në mënyrë të qetë. Duke dalë në korridor disa individë pyesnin rojën se a jemi këta që jemi futur te Milazimi dhe i kemi ik sigurimit. Mirëpo sigurimi nuk tregoi, tha se gjithçka është në rregull”, është thënë në komunikatë. Ata kanë thënë se janë kërcënuar me jetë. “Jemi shumë të shqetësuar me këto kërcënime nga njerëz të Milazim Krasniqit dhe asistenti Gëzim Qerimi. Të gjitha këto do t’i raportojmë në Policinë e Kosovës sepse ndihemi të kërcënuar”, është thënë në komunikatën e Grupit të Pavarur të Studentëve. (L. Klaiqi)/kohaislame
You Might also Like
Prodhimet kosovare të drurit ekspozohen në Gjermani
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit zyrtar të…
By
3 Min Read
Publikohet deklarimi i pasurisë së zyrtarëve publikë
Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar në faqen e saj zyrtare të Internetit regjistrat e deklarimit…
By
1 Min Read
Autostradat miliardëshe të Kosovës
Infrastruktura rrugore ka mbizotëruar investimet në Kosovë këto vitet e fundit. Përveç ndërtimit të rrugëve…
By
4 Min Read
SHBA nuk kërkon nga Serbia njohjen e Kosovës
Ambasadorja amerikane në Serbi, Mary Warlick ka theksuar sot se SHBA-ja nuk po kërkon nga…
By
2 Min Read
Shokuese: Kjo është gjuha që përdor një gazetar ndaj koleges së tij në Kosovë
Një studente e Jurdikut, njëherë edhe gazetare ka shokuar opinion publik me disa mesazhe private…
By
5 Min Read
Certifikohen 25 instruktorë të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes
Janë certifikuar 25 instruktorë të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, të Forcës së Sigurisë së…
By
5 Min Read
