Siri: Krahas armëpushimit sulmet e regjimit të Asadit

Ndërkohë që vazhdon evakuimi i civilëve nga qyteti Humus në Siri, forcat forcat kriminale të Esadit hodhën sërish fuçi me eksplozivë në qytetin Halep dhe rrethinë.

Në këto sulme janë vrarë një numër i madh i personave, u shkatërruan shtëpitë dhe me dhjetëra makina, ndërkaq populli u largua nga zonat e bombarduara.

Evakuimi i civilëve nga Humusi dhe shpërndarja e ndihmave humanitare për të mbeturit në qytet vazhduan edhe gjatë ditës së fundit të armëpushimit.

Por, autokolona e Kombeve të Bashkuara dhe Kryqit të Kuq sirianë herë pas here hasën në vështirësi.

Në sulmet me murtaja të organizuara ndaj grupeve nën mbikëqyrjen e inspektorëve të OKB-së njësitë e regjimit të Esadit vranë 7 dhe plagosën 15 persona të tjerë./trt/kohaislame

Artikulli paraprakArrestohet bossi më i madh i drogës në Meksikë
Artikulli vijues(Video) Fyhet profesor Krasniqi në orë të mësimit