Mediat sociale, e veçanërisht ato më të përdorurat si “Facebook-u” apo “Twitter-i” na bëjnë joproduktivë, madje nëse ju jeni të pamatur dhe fyeni, kjo gjë mund të ndërlikojë edhe lidhjen tuaj.
Këta fakte dihen pothuaj nga të gjithë përdoruesit e këtyre rrjeteve sociale, por ajo që na shfaqet e re është se të harxhuarit shumë kohë në Facebook apo Twitter na bën budallenj. Ky është përfundimi i studimit më të fundit të publikuar në “Journal of the Royal Society Interface”.
Sipas këtij studimi nuk ndikon vetëm fakti që kohën, të cilën mund ta shpenzoni duke lexuar një libër apo duke mësuar diçka të re, në këtë mënyrë rrisni edhe inteligjencën tuaj, ju e shpenzoni duke luajtur në “Farmville” apo “Candy Crash” në Facebook, por problemi më i madh qëndron tek tendenca e njerëzve për të kopjuar të tjerët, raporton “Time”.
Ajo që studiuesit vunë re nga raporti i fundit, ishte që shumica e njerëzve të testuar mbi inteligjencën, të cilët ishin përdorues të Facebook-ut dhe Twitter-it jepnin përgjigje të sakta mbi pyetjet e bëra, por kjo jo sepse ata ishin vërtetë inteligjentë, por sepse kopjonin njëri-tjetrin. Kopjimi çon në moszhvillim të trurit dhe në mosvënie në përdorim të këtij të fundit, çka automatikisht çon në “budallallepsje” të njerëzve.
You Might also Like
Pse nuk duhet të mbahet teshtima?
I parë nga këndvështrimi mjekësor teshtima nuk duhet të mbahet në asnjë mënyrë. Mjekët deklarojnë…
By
Redaksia
2 Min Read
Dhjetë pretekstet më të njohura për të mos ushtruar
Kur në një moment kuptojnë që nuk mund të përthekojnë pantallonat e tyre të preferuara,…
By
Redaksia
4 Min Read
Çfarë mund të tregoj urina juaj…
Ne të gjithë urinojmë, dhe si një funksion normal trupor, ne zakonisht nuk i kushtojmë…
By
Redaksia
8 Min Read
Dalja e dhëmbëve të para të bebes, si mund ta ndihmoni
Ja si mund t’i ndihmoni të vegjlit tuaj për të kaluar periudhën e vështirë e…
By
Redaksia
6 Min Read
Ja si të eleminoni aromën e keqe të gojës
Aroma e keqe e gojës është një problem shqetësues për të gjithë, shumë persona kanë…
By
Redaksia
1 Min Read
