Mediat sociale, e veçanërisht ato më të përdorurat si “Facebook-u” apo “Twitter-i” na bëjnë joproduktivë, madje nëse ju jeni të pamatur dhe fyeni, kjo gjë mund të ndërlikojë edhe lidhjen tuaj.
Këta fakte dihen pothuaj nga të gjithë përdoruesit e këtyre rrjeteve sociale, por ajo që na shfaqet e re është se të harxhuarit shumë kohë në Facebook apo Twitter na bën budallenj. Ky është përfundimi i studimit më të fundit të publikuar në “Journal of the Royal Society Interface”.
Sipas këtij studimi nuk ndikon vetëm fakti që kohën, të cilën mund ta shpenzoni duke lexuar një libër apo duke mësuar diçka të re, në këtë mënyrë rrisni edhe inteligjencën tuaj, ju e shpenzoni duke luajtur në “Farmville” apo “Candy Crash” në Facebook, por problemi më i madh qëndron tek tendenca e njerëzve për të kopjuar të tjerët, raporton “Time”.
Ajo që studiuesit vunë re nga raporti i fundit, ishte që shumica e njerëzve të testuar mbi inteligjencën, të cilët ishin përdorues të Facebook-ut dhe Twitter-it jepnin përgjigje të sakta mbi pyetjet e bëra, por kjo jo sepse ata ishin vërtetë inteligjentë, por sepse kopjonin njëri-tjetrin. Kopjimi çon në moszhvillim të trurit dhe në mosvënie në përdorim të këtij të fundit, çka automatikisht çon në “budallallepsje” të njerëzve.
You Might also Like
LG shet 10.3 milionë telefona për tre muajt e parë të vitit
LG e ka gjetur hapësirën e saj të suksesit në treg, me telefonat e saj…
By
1 Min Read
Hapet verzioni turk i youtube
Versioni në Turqisht i Youtube ka filluar sot transmetimet me adresën www.youtube.com.tr. Drejtori i Administrimit…
By
1 Min Read
iMazing, alternativë e iTunes për të transferuar dosje nga kompjuteri në iPhone dhe anasjelltas
iMazing është një program që vjen si alternativë e iTunes për të menaxhuar iPhone në…
By
1 Min Read
Lojërat pjesë e rëndësishme e Apple TV
Gjiganti i teknologjisë Apple, pjesë të rëndësishme të platformës së re televizive, Apple TV, do…
By
1 Min Read
Angry Birds Space, 50 milionë shkarkime
Me sa duket, Rovio Mobile ka arritur edhe një rekord të ri të përdorimit të…
By
1 Min Read
Apple gati për shërbimin e ri në TV
Apple po punon për krijimin e një shërbim të ri të televizionit streaming. Kompania…
By
1 Min Read
