Demokracia ka shumë të mira, por ka edhe diçka të keqe. E keqja në këtë demokraci është neni ku flitet për bashkëjetesën mes dy njerëzve të të njëjtës gjini. Krasniqit iu desh një pyetje e thjeshtë e një aktori, që tash po e udhëheq emisionin humoristik “Përrallë me tupan” të 1st Channel, që të tregojë se ai personalisht është kundër martesës dhe bashkëjetesës së homoseksualëve. “Unë thash demokracia i ka të mirat dhe të këqijat e veta”, ka thënë Krasniqi kur u sugjerua nga aktori i Përrallës me Tupan që ta heq nenin nga Kushtetuta i cili e lejon bashkimin e dy personave të të njëjtës gjini. Madje, Krasniqi ka hezituar edhe ta pranojë faktin se në Kushtetuta e Kosovës është tolerante ndaj martesave të të njëjës gjini, poqense kjo çështje do të rregullohej me Ligjin e Familjes. Ai ka insistuar se kësaj pune, nuk i thuhet martesë, por bashkim mes dy njerëzve. “Martesa nënkupton vetëm bashkimin e dy gjinive të kundërta. Unë nuk thash… Por nuk ka martesë mes gjinive të njëjta, shpjegim tjetër nuk ka”, ka thënë Krasniqi, sipas të cilit demokracia ka anën e vet pozitive e sigurisht ka edhe anën negative. “Ajo u jep mundësi zhvillimit të një konkurrence në vendime… Kjo është e mira, e keqja është që kjo hyrje e jona në demokraci e ka shkaktuar një partializim të madh të fuqisë politike të popullit tonë”./exp/kohaislame
You Might also Like
Për status të veteranit të UÇK-së mbi 57 mijë aplikues
Ministri i Frocës së Sigurisë, Agim Çeku, që njëherësh kryeson edhe Komisionin për verifikimin e…
By
1 Min Read
Personeli i Manastirit të Deçanit aplikon për shtetësi të Kosovës
Personeli i Manastirit të Deçanit ditën e enjte ka pranuar Republikën e Kosovës duke aplikuar…
By
1 Min Read
“JO TEMAVE QË PREKIN SOVRANITETIN”
Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë sot se LDK është për…
By
1 Min Read
AAK për marrëveshje të re, kundërshtojnë LDK e VV
Partia e Ramush Haradinajt ka propozuar një pajtim të ri mes të gjitha partive për…
By
3 Min Read
Fotolajm: Kur presidentja Jahjaga ishte truproja e Ramushit
Sot ajo është një ndër personazhet më të rëndësishme të skenës politike në Kosovë. Kjo…
By
0 Min Read
