Google Chrome është një shfletues rrjeti që mund të shkarkohet falas nga interneti për sisteme të ndryshme operative (Windows, Linux, Mac etj). Ky shfletues më së shumti po përdoret aktualisht në Shqipëri dhe Kosovë. Shkarkimin e këtij shfletuesi mund ta bëni këtu:https://www.google.com/intl/en/chrome/browser .
Për të aktivizuar kontrollin drejtshkrimor për shfletuesin Chrome, klikoni simbolin e menysë që ështënë shiritin e veglave të shfletuesit (djathtas lartë si në fig.1).
Fig. 1: Hapja e menysë
Përzgjidheni Settings.
Fig. 2: Zgjedhja e konfigurimit
Klikojeni linkun Show advanced settings.
Fig. 3: Zgjedhja e konfigurimit të avancuar
Klikojeni butonin Language and input settings…
Fig. 4 Përshtatja e gjuhës
Në dialogun Languages and Input aktivizoni kutinë “Enable spell checking” dhe klikoni butonin Add për të shtuar një gjuhë të re në listën e gjuhëve të preferuar.
Fig. 5: Shtimi i gjuhëve të preferuara
Zgjidhni gjuhën shqipe nga lista dhe klikoni butonin OK.
Fig. 6: Zgjidhja nga lista
Pastaj klikoni butonin Use this language for spell checking, i cili është në anën e djathtë.
Fig. 7: Aktivizimi i kontrollit drejtshkrimor
Pas aktivizimit të suksesshëm të kontrollit drejtshkrimor të gjuhës shqipe dhe ristartimit të programit Chrome, fjalët e shkruara gabimisht në formularët e faqeve të internetit nënvizohen me ngjyrë të kuqe. Leximi i propozimeve për përmirësim nga programi bëhet duke i klikuar fjalët e nënvizuara më ngjyrë të kuqe me tastin e djathtë të miut .
Fig. 8: Korrigjimi i gabimeve drejtshkrimore me shfletuesin Chrome. /shkenca/kohaislame.com