Një ligjvënës rus ka propozuar ndalesën e shprehjeve të tilla si “terrorist islamik” dhe “militant islamik” në media. Ai ka thënë se të tilla shprehje japin pikëpamje të gabuar rreth fesë Islame dhe vendosin në rrezik besimtarët e thjeshtë. Shamsail Saraliyev, anëtar i partisë ‘Rusia e Bashkuar’ e presidentit Vladimir Putin, në seancën e kësaj jave e ngriti këtë iniciativë të tijën në Komitetin për Politikat Informative të Dumës (Parlamentit rus), raporton e perditshmja ‘Izvestia’ dhe sipas kësaj gazete deputetët rusë, e mbështetën idenë e tij. Saraliyev para se të bëhej pjesë e parlamentit rus ai ishte minister i marrëdhenieve të jashtme, politikave etnike dhe informacionit të brendshëm muslimano-rus. Aktualisht ai është anëtar i “State Duma committee for Foreign Policy” (komitetit të Duma’s për politikën e jashtme). Deputiti Saraliyev në një interviste me ‘Izvestia-n’ tha se koheve të fundit mass media është shumë e lirshme dhe shpeshherë përdorë shprehje si “terrorizëm islamik”, “terrorist islamist”, “Xhihadist”, “Shehid” dhe shumë shprehje të këtij lloji. “Këto shprehje i shtyjnë njerëzit drejt konkluzionit se feja muslimane dhe terrorizmi janë e njëjta gjë. Njerëzit e thjeshtë automatikisht fillojnë të i lidhin muslimanët me banditë, vrasës dhe terroristë,” tha Saraliyev. Saraliyev përsëriti tezën se Islami tradicional është një mirësi dhe krijim që promovon bashkëjetesën paqësore ndërmjet të gjithë popujve. Raportet rreth thirrjes së fesë myslimane për agresion dhe ekstremizmit është një gabim apo një gënjeshtër e pabazë, shtoi ai. “Ashtu siç ne nuk i quajmë të krishterë “fashistët”, ashtu ne duhet të ndalojë edhe etiketimet ndaj muslimanëve kur ne përshkruajmë grupet radikale militante të cilat pretendojnë të jenë pasues të Islamit.” Në 2012, Saraliyev ishte ndër sponsorët e projekt-ligj që bëri thirrje për një ndalim të masmedia duke përmendur etnicitetin e kriminelëve apo të dyshuar në raportet e lajmeve. Edhe pse nuk ka kaluar ende në ligj, projekt-ligji bëri që disa organe të medias ta miratojnë këtë rregull në baza vullnetare. Saraliyev e quajti këtë një vetë-rregullim dhe një shembull se si të ndalohet ‘lidhja’ mes islamit dhe terrorizmit, duke shpresuar që ky shembull të funksionojë në të ardhmen. Ka rreth 20 milionë muslimanë në mesin e popullatës së 140-milion të Rusisë. Islami në Rusi konsiderohet si fe tradicionale në vend, së bashku me krishterimin ortodoksizmin, judaizmin dhe budizmin. Përktheu: Gen Kelmendi Burimi: http://rt.com/politics/215131-russian-islamic-terrorist-ban/
You Might also Like
Ish-gjenerali gjerman lavdëron Rusinë për ndërhyrjen në Siri
Ish-gjenerali i ushtrisë gjermane, Harald Kujat, ka vlerësuar rolin e Rusisë në konfliktin sirian. “Rusët,…
By
Redaksia
1 Min Read
NXEHEN UJËRAT NË GJIRIN PERSIK
Në një kohë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përgatiten për një stërvitje ushtarake…
By
Redaksia
2 Min Read
Videoskandali, prifti grek seks me drejtoreshën e shkollës fetare
Pak ditë pasi Vatikani u përshi në një skandal, pasi shkarkoi një prift polak ditën…
By
Redaksia
1 Min Read
Hungaria vendos ta ndërtojë murin në kufi me Serbinë
Ministri i jashtëm hungarez Péter Szijjártó ka thënë sot se everia në Budapest ka marrë…
By
Redaksia
1 Min Read
Britani, shqiptari qëllohet për vdekje
Një i ri shqiptar ka mbetur i vdekur nga një sulm me thikë nga disa…
By
Redaksia
1 Min Read
Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri
Armët kimike siriane mund të transportohen në Shqipëri, për t'u utilizuar, njoftoi gazeta e specializuar…
By
Redaksia
1 Min Read
