irohen pesë të burgosurit nga Jemeni që mbaheshin në burgun e Guantanamos në SHBA dhe dërgohen në Estoni dhe Oman, raporton Anadolu Agency (AA). Sipas një deklarate të Departamentit Amerikan të Mbrojtjes mësohet se njëri prej të burgosurve është dërguar në Estoni, ndërsa 4 të tjerët janë dërguar në Oman. Autoritetet e SHBA-së kanë theksuar se të burgosurit e liruar nuk janë dërguar në vendet e tyre për shkak të paqëndrueshmërisë në Jemen. Pesë shtetasit jemenas ishin arrestuar nga SHBA në Pakistan me dyshimin për anëtarësim në Al-Kaida. Në burgun e Guantanamo ndodhen akoma 122 të burgosur. Presidenti amerikan Barak Obama, nënshkroi ligjin e buxhetit të mbrojtjes për vitin 2015 i cili reduktonte transferimin e të burgosurve dhe mbylljen e burgut të Guantanamo që gjendet në afërsi të Kubës. Gjithashtu Obama i ka bërë thirrje kongresit të punojnë së bashku në ndryshimin e neneve përkatëse. Obama gjithashtu ka theksuar më parë se prania e burgut të Guantanamo dobëson sigurinë kombëtare të SHBA, dëmton marrëdhëniet me aleatët dhe partnerët kyçë dhe gjithashtu inkurajon mbështetësit e ekstremizmit. Obama ka pohuar se ky burg i cili minon sigurinë kombëtare është detyrim kombëtar mbyllja e tij. Ky burg është burgu famëkeq, që njihet për gjykimet e padrejta që u ka bërë të burgosurve të ndryshëm musliman. Ky burg ka shtuar urrejtje të madhe tek muslimanët dhe shpesh ka pas thirrja nga grupe të ndryshme për marrje të hakut ndaj torturave të Guantanamos. Poashtu një kohë ishin fotografitë skandaloze ku i dënonin shumë rëndë të burgosurit, duke i detyruar të bëjnë mardhënie seksuale mes vete e duke ua lëshuar qentë për të kafshuar.
You Might also Like
SHBA: Largohet profesoresha për shkak të përkrahjes së muslimanëve
Profesoresha u kritikua për shkak se veshi hixhabin në shenjë përkrahje të muslimanëve. Kolegji i…
By
Redaksia
1 Min Read
Putin i dhuron një kallashnikov presidentin egjiptian, Abdulfettah es-Sisi
Mësohet se Presidenti i Rusisë Vladimir Putin i ka dhuruar një armë automatike tip kallashnikov…
By
Redaksia
1 Min Read
Projekti për aeroportin e tretë në Stamboll
Analizë nga as. prof. dr. Huseyin Karamelikli, në lidhje me projektin për aeroportin e tretë…
By
Redaksia
6 Min Read
"Nuk jam i gatshëm të vdes në luftën tuaj”
Askush nuk ka mundur ta parashikonte suksesin e fushatës së realizuar në Facebook, "Izraeli e…
By
Redaksia
3 Min Read
Edhe 1,500 shtëpi çifute në Jerusalemin lindor
Izraeli ka miratuar planet për të ndërtuar shtëpi të reja për hebrenjtë në Jerusalemin lindor.…
By
Redaksia
1 Min Read
Kryebashkiaku i Mekës: ja kur do përfundojnë projektet gjigande për sa më shumë haxhilerë
Projektet e ndërtimit për zgjerimin e kapaciteteve të Xhamisë së Madhe të Mekës, Qabes siç…
By
Redaksia
3 Min Read
