Edhe 1,500 shtëpi çifute në Jerusalemin lindor

Izraeli ka miratuar planet për të ndërtuar shtëpi të reja për hebrenjtë në Jerusalemin lindor.

Komiteti i Ministrisë së Brendshme ka dhënë lejen për ndërtimin e 1,500 banesave në lagjen Ramat Shlomo.

Izraeli ka dalë me plane të reja të vendbanimeve për t’iu hakmarrë Autoritetit Palestinez, i cili muajin e kaluar ka fituar statusin e shtetit joanëtar në Kombet e Bashkuara.

Zyra e presidentit palestinez, Mahmud Abbas, ka thënë se mund të kërkojë nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së që të ndalojë ndërtimin e mëtejshëm të vendbanimeve.

Artikulli paraprakPresidentin e Tunizisë e gjuajtën me gurë
Artikulli vijuesGJEOPOLITIKA E RUMANISË