…Historia duhet të korrigjohet, pastaj të rishkruhet. Për shembull: A e dinë shqiptaret historinë e shovinizmit serbo, greko malazez mbi ata dhe territoret e tyre? Nuk e dine. Ata nuk e dinë se cili është vendimi që Ulqini ju aneksua Malit të Zi, ata nuk e dinë se ku është vendimi që 19 mije kilometra katrore ju dhanë Serbisë në 1913. Ata nuk e dinë që këtë sipërfaqe, Edwards Grey e konsideroi me përbuzje: disa fshatra shqiptare. Ata nuk e dinë qe Selaniku në 1913 kishte 75 mijë hebrenj, 25 mijë grekë dhe 12 mijë shqiptare, ata nuk e dinë se si i shfarosi shovinizmi grek, hebrenjtë dhe shqiptarët, ata nuk e dinë që Edwards Grey deklaron në kujtimet e tij se nuk morën asnjë vendim për trojet shqiptare, ata nuk e dinë që Pol Kambon deklaron në kujtimet e tij në 1913 se Kufijtë e Shqipërisë janë dhe do të mbeten problemi më i madh i pazgjidhur, ata nuk e dinë që Ahmet Zogu nuk u njoh si mbret në vitin 1940 kur shkoi në Londër, sepse zemërohej mbreti i Jugosllavisë Peter dhe ai i Greqisë Jorgo që ishin në Londër së bashku me qeveritë e tyre në mërgim dhe që ju ishte premtuar ndarja e Shqipërisë pas lufte, deri në Shkumbin – Greqia dhe pjesën tjetër – Jugosllavia. Ata nuk e dinë se Lufta e Dytë Botërore filloi në 7 prill 1939 kur u pushtua Shqipëria dhe jo në 1 shtator 1939 kur u pushtua Polonia. Ata nuk e dinë që në Jaltë nuk u diskutua fare për Shqipërinë, sepse ishte vendosur të fshihej nga harta e Evropës. Ata nuk i dinë dy referatet e Çubrillovicit, të 1937 dhe 3 nëntor 1944 mbi shfarosjen e shqiptarëve të Kosovës qoftë edhe me Ushtri. Ata nuk e dinë se vendimet e Konferencës së Potsdamit e detyrojnë Greqinë të lejojë shqiptarët të kthehen në trojet e tyre në Çamëri. Ata nuk e dinë se çfare copëtimi barbar i ka bërë Diktatura shoviniste e fqinjëve e mbështetur nga disa fuqi të mëdha evropiane, kombit dhe trojeve shqiptare etj etj. Por as politikanët e tyre shqiptare, as akademitë e tyre servile ndaj politikanëve, as profesorët e të drejtës ndërkombëtare po kaq servile ndaj tyre nuk do tua thonë. Pse? Sepse kane frikë nga disa të huaj që gjoja sot i kemi aleatë, apo se gjoja na prishet fqinjësia e mirë. Ndërsa të huajt demokratë të pas viteve 90-te, i pohojnë vetë këto barbari dhe padrejtësi, siç bëri i madhi Robin Kuk, që deklaroi para deputetëve britanikë se ne duhet të riparojmë të gjitha padrejtësitë ndaj kombit shqiptar. Dhe riparim do të thotë, korrigjim i historisë, do të thotë Shqipëri Natyrale. Vetëm pas kësaj historia mund të rishkruhet. Disa politikanë shqiptarë jetojnë me shpresë se shqiptarët po globalizohen, kur po ndodh e kundërta, shqiptarët po shqiptarizohen jo në mënyrë folklorike, por evropeiste. Thelbi i këtij evropeizmi, është Shqipëria Natyrale… Koço Danaj
You Might also Like
Gazetari Danez: “Shqiptarët mbetën të zhveshur, të prerë dhe pas dore pa asnjë ndihmë nga askush”
Gazetari Danez: “Shqiptarët mbetën të zhveshur, të prerë dhe pas dore pa asnjë ndihmë nga…
By
Redaksia
25 Min Read
Me marrëveshje të fshehtë janë ndalur sulmet ajrore ndaj pozitave serbe përreth Srebrenicës
Mediat holandeze shkruajnë se në verë të vitit 1995 Britania e Madhe, Franca dhe Shtetet…
By
Redaksia
3 Min Read
Shoqatat hebreje protestojnë në SHBA kundër Izraelit
Në fjalimet e mbajtura në protestën e cila ka zgjatur afërsisht një orë janë janë…
By
Redaksia
1 Min Read
Nëse vritni 10 milionë afrikanë, ju nuk quheni “Hitler”
Autor: Liam O’Ceallaigh Shikoni mirë fotografinë. A e njihni atë? Shumica e njerëzve nuk kanë…
By
Redaksia
4 Min Read
Cili sahabi është i njohur si dijetari i gjithë Umetit?
Sahabiu i njohur u verbua dhe shkoi në Taif ku ndërroi jetë në vitin 68…
By
Redaksia
0 Min Read
Gjurmët e Islamit paraotoman, Kosova kishte xhami që në vitin 1289!
“Allahu ekber, Allahu ekber, …, Esh-hedu en la ilahe il-lall-lah, Esh-hedu en la ilahe il-lall-llah…
By
Redaksia
6 Min Read
