Sot qytetarët e Pejës do të protestojnë kundër deklaratave fyese të zëvendëskryeministrit të Kosovës dhe Ministri për Komunitete dhe Kthim, Aleksander Jabllanoviq, drejtuar qytetarëve të Gjakovës. Po ashtu, një aktivitet do ta organizojnë edhe shoqatat e të pagjeturve. Aktiviteti i shoqatave të të pagjeturve do të organizohet pranë Ministrisë së Kthimit në Fushë Kosovë, dhe do të përkrahet edhe nga studentët. Protesta do të vazhdojë edhe nesër në Gjakovë, qytetarët e së cilës, Jabllanoviq i quajti “egërsira”. Ndërkohë, dje studentët e Universitetit të Prishtinës kanë vendosur në rrethojat e objektit të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, në Fushë Kosovë, mbishkrimet “Kosova nuk është Metohi, nuk është Serbi, Kosova është Republikë”. Ata kërkuan nga kryeministri Isa Mustafa, shkarkimin e Jabllanoviqit. Studentët dolën me një aktivitet simbolik duke vendosur edhe fotografi të gjenocidit në rrethojat e ministrisë. Në këtë mënyrë, ata duan të ia rikujtojnë Jabllanoviqit, masakrat që Serbia i bëri gjatë luftës së fundit në Kosovë. /Telegrafi/
You Might also Like
Merren vesh: Thaçi – kryetar, Haradinaj – kryeministër
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) janë pajtuar përfundimisht…
By
Redaksia
4 Min Read
Dita e parë e Fitër-Bajramit, të martën
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton opinionin e gjerë se muaji i madhëruar i…
By
Redaksia
1 Min Read
Emergjenca mbushet me të lënduar
Emergjenca e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është mbushur me të lënduar. Gazetari i Tribunës…
By
Redaksia
0 Min Read
EULEX-i duhet t’i mbështesë dhe jo frikësojë sinjalizuesit e korrupsionit
Instituti Demokratik i Kosovës, degë e Transparency International për Kosovë duke i parë zhvillimet rreth…
By
Redaksia
3 Min Read
Bankat me principe islame nuk çrregullojnë sistemin bankar
Hapja eventuale e ndonjë banke që nuk llogaritë kamatë në kredi, nuk do të çrregullojë…
By
Redaksia
3 Min Read
VETËVENDOSJE! i përjashton Islamofobët (Alma Lama nuk është rast i vetëm)
"Me gjasë i ndërsyen kundër meje edhe xhihadistët, postimet e të cilëve kundër meje i…
By
Redaksia
2 Min Read
