Legjenda e boksit Muhammed Ali të enjten është dërguar përsëri në spital, për të dytën herë në katër javët e fundit për shkak të infeksionit të traktit urinar, raporton Anadolu Agency (AA). Bokseri legjendar më parë ishte në spital më 20 dhjetor për shkak dyshimit në komplikime të pneumonisë. Mjekët kanë konstatuar se ai vuan nga infeksioni i traktit urinar, dhe jo nga pneumonia, ka thënë zëdhënësi i tij Bob Gunnell. Kampioni i trefishtë botëror në boks në kategorinë e rëndë është larguar nga spitali në fillim të javës së kaluar, konfirmoi Gunnell. Ai ka shtuar se gjendja e shëndetësore e Alit është e qëndrueshme. “Akoma bëhet fjalë për problemet me traktin urinar”, tha Gunnell. Të dielën Muhammed Ali do të mbushë 73 vjeç, dhe sipas fjalëve të Gunnellit, pritet që ditëlindjen të festojë në shtëpi në rrethin familjar. Ali dhe bashkëshortja e tij kanë shtëpitë në Luginën e parajsës në Arizon. Nerrien Springs në Michian dhe në Loudville. Në vitet e fundit Ali rrallë herë paraqitej në publik duke pasur parasysh se është duke luftuar me sëmundjen e Parkinsonit, por vazhdon të shijojë shëtitjet dhe përcjelljet e ngjarjeve sportive, si dhe në shoqërimin me miqtë. Ali është tërhequr nga boksi në vitin 1981 dhe i është dedikuar aktiviteteve humanitare.
You Might also Like
Falcao do të luajë për Monacon
Monaco ka pranuar të paguajë 60 milionë euro për shërbimet e sulmuesit të Atletico Madridit,…
By
Redaksia
1 Min Read
Shaqiri, në Top 10 transferimet e janarit
Portali Goal.com ka përzgjedhur 10 transferimet më të mëdha të afatit kalimtar të janarit. Në…
By
Redaksia
1 Min Read
Sulm i armatosur ndaj autobusit të Fenerbahces (Foto)
Një incident shokues ka ndodhur në Turqi, ku disa persona të armatosur kanë sulmuar autobusin…
By
Redaksia
1 Min Read
“Ajo ishte në një pellg gjaku, ulërinte nga dhimbjet”
Gruaja e trajnerit dhe ish-lojtarit britanik, Harry Redknapp mbeti e plagosur rëndë pasi e tërhoqi…
By
Redaksia
1 Min Read
Hertha Berlin 2-1 Koln, Mavraj vazhdon me paraqitjet e tij të mira
Mërgim Mavraj po vazhdon me paraqitje të mira në Bundesligë me Kolnin. Por, në javën…
By
Redaksia
0 Min Read
"Emri Lewandowski nuk ka për t'u harruar kurrë në Madrid."
Lëvdatat për futbollin gjerman dhe golashënuesin e saj Robert Lewandowski nuk kanë të sosur. Shtypi…
By
Redaksia
2 Min Read
