Lëvdatat për futbollin gjerman dhe golashënuesin e saj Robert Lewandowski nuk kanë të sosur. Shtypi spanjoll komenton humbjen e thellë të “mbretërorëve” me Borusiën.
Fillimisht disa zëra spanjollë: ‘AS’ shkruan se Lewandowski u kthye në ëndërr të keqe për Realin. “Borusia e Dortmundit e fshin Madridin, por ky i fundit mbetet gjallë falë golit të Ronaldos. Duhet një comeback historik. Tani nis operacioni 3:0.” Ndërsa El Mundo mendon se kjo ishte disfata totale për Realin. “Madridit po i mbarojnë justifikimet, decima-n’ gati ta harrojnë. Vetëm një mrekulli mund ta pengojë Borusiën që të arrijë në finale.”
Për El Pais-in nuk ka antidot kundër këtij shkëlqimi. “Futbolli i Bundesligës verbon planetin. Gjiganti i dekadave të kaluara, Madridi, donte titullin e dhjetë. Po, ata kanë lojtarë të jashtëzakonshën, mirëpo, u mposhtën nga Dortmundi.” Marca konstaton: “Katastrofë për Realin! Në qiellin e zi të Dortmundit shndrit vetëm ylli i Lewandowskit. Nata më e zezë (mallkimi gjerman është më i gjallë se kurrë). Përsëri dështon Madridi në vendin e nëmur, e rrahin. Realin e shtyp një rul rrugësh. Robert Lewandoski e shkatërron Realin me katër gola. Madridi u shpërbë për të ardhur keq. Të martën duhet të ngjasë një mrekulli, një natë e çmendur, në të cilën Reali të barazojë një rezultat 4:1. Emri Lewandowski nuk ka për t’u harruar kurrë në Madrid.”
You Might also Like
Po vjen Ibra, goli në 180 km në orë
Zlatan Ibahimovic ka shënuar edhe një gol të çmendur. Sulmuesi suedez ka realizuar në humbjen…
By
1 Min Read
Barcelona fiton, por gjithçka mbetet e hapur
Barcelona ka arritur të përmbys rezultatin duke fituar ndeshjen me rezultat 2-1. Skuadra e Atletico…
By
1 Min Read
Projekti i Barcelonës, Suarez, Neymar, Hummels, Silva
Barcelona e ka ndërmend të bëjë shpenzime marramendëse në afatin kalimtar veror. Burime të afërta…
By
1 Min Read
Kriket: Afganët kërkojnë pushim nga gjyqtari për ta falë namazin e akshamit
Ekipi kombëtar i Afganistanit në kriket ka kërkuar nga gjyqtari i ndeshjes pushim për ta…
By
0 Min Read
Policia e BE-së zbuloi qindra ndeshje të shitura
Shërbimi policor i Bashkimit Evropian - Europol - ka gjetur prova të qindra ndeshjeve të…
By
1 Min Read
Përfundojnë Lojërat Olimpike: Kjo është pozita e Kosovës
Lojërat Olimpike Rio 2016 janë mbyllur sot me medaljen e fundit të artë që e…
By
1 Min Read
