Kryeministri britanik, David Cameron ka deklaruar se Papa Françesku gabon në qëndrimin e tij se njerëzit që përqeshin islamin dhe religjionet tjera mund “të presin goditje”, duke theksuar se në shoqëritë e lira askush nuk ka të drejtë në hakmarrje ndaj individëve për shkak të fyerjes së fesë. Papa Françesku ka deklaruar javën e kaluar se provokatorët sikur rasti i karikaturistëve të revistës satirike “Charlie Hebdo” mund të presin goditje të ngjashme. Këto komente të Papës janë parë si shumë të afërta me arsyetimin e sulmeve terroriste në Francë, shkruan “Independent”, transmeton Indeksonline. Kryeministri britanik në një intervistë për rrjetin amerikan CBS, ka thënë se e drejta për fyerje është pjesë e shoqërisë së lirë. “Mendoj se në shoqëritë e lira ekziston e drejta që dikush ta lëndojë dikë për shkak të religjionit. Unë jam i krishterë: nëse dikush thotë diçka fyese për Jezu Krishtin, mund ta marrë këtë si fyerje, por në shoqëritë e lira nuk kemi të drejtë që të hakmerremi”, ka thënë Cameron. “Duhet ta pranojmë se gazetat, revistat, mund të publikojnë gjëra që për dikë janë fyese, e gjitha kjo derisa është në kuadër të ligjit. Kjo është ajo që duhet mbrojtur”, ka shtuar Cameron. /Ind/kohaislame
You Might also Like
Koreja e Jugut do të rrit numrin e restorantëve hallall
Qeveria e Koresë së Jugut, ku vendin çdo vit e vizitojnë 750 mijë muslimanë, filloi…
By
1 Min Read
Islanda, vend i zjarrit dhe akullit
Në një sipërfaqe prej 103.125 kilometrave katrorë jetojnë rreth 320.000 banorë, ndërsa kryeqyteti Reykjavik kohën…
By
1 Min Read
Gjermani – Kanali “ZDF” kërkon falje ndaj Presidentit Erdogan
Kanali televiziv gjerman, “ZDF", ka kërkuar falje për emisionin me përmbajtje ofenduese në dëm të…
By
2 Min Read
Irani paralajmëron tërheqjen nga projekti i gazit me Pakistanin
Ministri iranian i Naftës, Bijan Zanganeh, ka thënë se Teherani, sipas të gjitha gjasave, do…
By
1 Min Read
NATO i lejon Izraelit të hapë zyrë në Bruksel
NATO i ka dhënë leje Izraelit të hapë zyrë në selinë e saj të Përgjithshëm…
By
1 Min Read
Vritet në mënyrë brutale një femër në Palestinë. Bota hesht!
Pas tensioneve në bregun perëndimorë është vrarë në mënyrë brutale Israa Abed. Ajo ishte 28…
By
1 Min Read
