NATO i lejon Izraelit të hapë zyrë në Bruksel

NATO i ka dhënë leje Izraelit të hapë zyrë në selinë e saj të Përgjithshëm në Bruksel, raporton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin zyrtar të lëshuar nga NATO të mërkurën, thuhet se në të njejtën kohë shtetet anëtare do të njohin ambasadorin e Izraelit i cili do të ketë atje zyrën e tij të përhershme.

Izraeli nuk është shtet anëtar i NATO-s mirëpo nga viti 1994 është anëtar i organizatës “Dialogu i Medheut”.

Themelimi i organizatës në fjalë është bërë me iniciativë të Këshillit Veri-Atlantik në vitin 1994.

Anëtare të saj janë shtatë shtete jo anëtare të NATO-s nga rajoni i Mesdheut: Algjeria, Egjipti, Izraeali, Jordania, Mauritania, Moroku dhe Tunizia.

Artikulli paraprakReagimi – Dënimi i “xhihadistëve”, Zhilla: Vendimi më i ashpër në rajon
Artikulli vijuesNuk do të besoni se cilat janë 10 gjërat më të papastra që i prekim çdo ditë (Foto)