Publikimi i ballinës së revistës Charlie Hebdo me karikaturën e Profetit Muhamed është veprim idiot që kërkon veprim ligjor, tha ish-ministri i Kulturës së Arabisë Saudite dhe kryetari i Organizatës për Kooperim Islamik, Iyad Madani. “Po shqyrtojmë ligjet evropiane dhe franceze, si dhe procedurat ligjore, në mënyrë që të bëjmë akuzë kundër revistës”, tha Madani. Në llogarinë e tij personale në Twitter, Madani shtoi se këto karikatura kanë lënduar ndjenjat e myslimanëve në të gjithë botën. “Liria e fjalës nuk duhet të bëhet fjalë e urrejtjes dhe nuk duhet të ofendojë të tjerët. Asnjë person i arsyeshëm, pavarësisht nga doktrina, fesë apo besimit, nuk do të pranojë që bindjet e tij të tallen”, tha ai. /Tg/kohaislame