Policia skoceze shqyrton lejimin e mbulesës si pjesë të uniformës policore

Policia skoceze shqyrton mundësinë e futjes së mbulesës si pjesë të uniformës së policisë për të inkurajuar gratë muslimane që ti bashkangjiten forcave të sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Autoriteti Skocez i Policisë (SPA) në kuadër të strategjisë së diversitetit me futjen e mbulesës në uniformë synon të tregojë diversitetin e komunitetit skocez.

Në deklaratë theksohet se me lejimin e përdorimit të shamisë, pjesëtarët e forcave të sigurisë kanë për qëllim të inkurajojnë pjesëtarët e grupeve të pa përfaqësuara mjaftueshëm që të zhvillojnë karrierën e tyre policore.

Artikulli paraprakSumejja, muslimania e parë në këshillin e qytetit të Milanos
Artikulli vijuesRamazani në Siri, në tregjet e Halepit ekspozohen pogaçe, hurma, frute