Mijëra protesutes u mblodhën në periferitë e Dallasit, përballë një godine ku po organizohej një ceremoni nga një organizatë myslimane vendase. Protestuesit mbërritën disa orë para se të niste eventi i organizuar nga komuniteti mysliman atje për të shprehur pakënaqësitë e tyre pasi ai po zhvillohej në godinën e shkollës publike të qytetit. Organizata islamike “Sound Vision”, me qendër në Çikago, ka ndërmarrë një fushatë në gjithë Amerikën për të sensibilizuar të rinjtë në ndërtimin e marrëdhënieve ndërfetare dhe ndëretnike, por pas ngjarjeve të javës së kaluar në Paris, reagimi sidomos në shtetet e jugut ka qenë i fortë. Edhe në Europë ka pasur një valë sulmesh ndaj objekteve të kultit dhe organizatave fetare. Në Francë, 26 xhami janë sulmuar me bomba artizanale dhe armë. Në dyert e tyre janë hedhur edhe koka derri, ndërkohë që nuk kanë munguar edhe sulme fizike. Ndërsa në Britani, në disa xhami të Londrës janë dërguar letra kërcënuese si dhe karikatura të profetit Muhamed. Në Paris, roje të armatosura janë vendosur para Xhamisë së madhe të qytetit, të ndërtuar në vitin 1926 në shenjë vlerësimi për muslimanët që kishin marrë pjesë në ushtrinë franceze gjatë Luftës i Botërore.
You Might also Like
Arabia Saudite premton $4 miliardë shtesë për Egjiptin
Arabia Saudite pritet që t’i dhurojë Egjiptit mbi 4 miliardë dollarë shtesë në ndihma, për…
By
Redaksia
1 Min Read
Dy policë plagosen me armë zjarri gjatë protestës në Ferguson
Zëdhënësi i policisë në St. Louis, Brian Schellman deklaroi se në Ferguson është hapur zjarr…
By
Redaksia
1 Min Read
Tom Hanks bënë film për biznesin në Arabinë Saudite (Video)
Është lansuar traileri i parë i filmit “A Hologram for the King” – një film…
By
Redaksia
1 Min Read
Edhe një person tjetër vritet nga policia
Autoritetet amerikane njoftojnë se oficerët policorë në verilindje të Arkansasit e kanë qëlluar për vdekje…
By
Redaksia
1 Min Read
NUK DO TË FLAS ME DAÇIQIN
Këtë javë në Beograd shkojnë zyrtarë të lartë të Departmentit të Shtetit, ndihmëssekretari amerikan i…
By
Redaksia
1 Min Read
Ish-ndihmësi i Papës do të gjykohet për vjedhje
Paolo Gabriele, ish-ndihmës i Papa Benediktit XVI, dhe një punonjës tjetër i Vatikanit, duhet të…
By
Redaksia
1 Min Read
