Ish-ndihmësi i Papës do të gjykohet për vjedhje

0
210

Paolo Gabriele, ish-ndihmës i Papa Benediktit XVI, dhe një punonjës tjetër i Vatikanit, duhet të dalin në gjyq, nën akuzat për vjedhje dhe lëshim në publik të dokumenteve konfidenciale të Kishës.
Ish-ndihmësi i Papës, Gabriele, 46 vjeç, është arrestuar në muajin maj, pasi policia ka gjetur dokumente konfidenciale në apartamentin e tij në Vatikan. Pas arrestimit të tij, Vatikani ka urdhëruar hetim të rastit.

Gabriele u ka thënë hetuesve se ai donte të çrrënjoste korrupsionin, për të cilin “Papa nuk ka qenë i informuar sa duhet”.

Nëse dënohet, ai rrezikon të përballet me gjashtë vjet heqje lirie, por gjykimi i tij nuk pritet të nisë para muajit tetor. Por sipas ligjeve të Vatikanit, Papa ka të drejtë në çdo kohë të ndalojë gjykimin e Gabrieles ose ta falë atë.