Sekretari i Shtetit për Azilin dhe Emigracionin e Blegjikës, Theo Francken, shprehu shqetësimin për fluksin e madh të kërkesave për azil nga ana e shqiptarëve dhe tha se kjo rrezikon seriozisht liberalizimin e vizave.
Francken tha se cdo muaj paraqiten rreth 500 kërkesa për azil, por do të merren masa për të ndaluar hyrjen e cdo azilkërkuesi. Ai shtoi se nuk do të jepet azil për askënd, pasi nuk është bërë deti kos! Këtë deklaratë, Sekretari i Shtetit për Azilin dhe Emigracionin e Belgjikës, e bëri gjatë një takimi me drejtuesi vendorë të qytetit të Shkodrës. Ai zgjodhi Shkodrën për të deklaruar rrezikun e kërkesave për azil, pasi 90% e azilkërkuesve janë nga qyteti i Shkodrës. Sekretari Theo Francken u ndal edhe në shkakun që shqiptarët kanë përdorur deri më tani për të kërkuar azil politik, gjakmarrjen. Ai tha se dihet që shumë prej kërkesave janë të rreme, ndaj do të kryhet edhe riatdhesimi me forcë.