Amnesty International i bënë kërkesë Maqedonisë: Lejoni martesat mes gjinisë së njëjtë

Organizata ndërkombëtare ”Amnesty International” ka kërkuar nga Qeveria tërheqjen e amendamentit kushtetues, i cili përcakton martesën si bashkësi ekskluzive ndërmjet burrit dhe gruas. 

Organizata ndërkombëtare e quan këtë propozim të Qeverisë diskriminuese dhe madje një “kontribut më shumë në shtimin e diskriminimit, dhunës dhe intolerancës në Maqedoni në baza të orientimit seksual” . 

“Amnesty International” vlerëson se ndalimi i martesave njëgjinore do të shtojë diskriminimin në Maqedoni. 

Sipas saj, me këtë amendament, Maqedonia po shkon në drejtim të kundërt me tendencat evropiane, për legalizimin e martesave njëgjinore./zhurn/kohaislame

Artikulli paraprakVisar Ymeri, kryetar i ardhshëm i Vetëvendosjes
Artikulli vijues1 milion protestues në Çeçeni