Visar Ymeri, kryetar i ardhshëm i Vetëvendosjes

Vetëvendosje njofton se ka vetëm një kandidaturë për kryetar partie, atë të deputetit Visar Ymeri.

‘Në ora 12:00 të ditës së sotme ka përfunduar afati i dorëzimit të kandidaturave për kryetar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Me përfundimin e këtij afati, Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm (KZP) i Lëvizjes VETËVENDOSJE! ka konstatuar se është dorëzuar vetëm një deklaratë për kandidaturë, ajo e deputetit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Visar Ymeri.

Në përputhje me Statutin dhe Rregulloren e Zgjedhjeve të Brendshme të Lëvizjes VETËVENDSOJE!, Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm e ka shpallur të mbyllur procesin e pranimit të deklaratave të kandidaturave për kryetar, dhe konstaton se kandidati për kryetar, Visar Ymeri, duke qenë edhe kandidatura e vetme, do të jetë kandidati i vetëm që do të vazhdojë procesin e brendshëm zgjedhor.

Në ditët në vijim, KZP-ja do të njoftojë lidhur me afatet e tjera kohore sa i përket fushatës së kandidatit për zgjedhjet e brendshme, si dhe në lidhje me ditën e votimit kur anëtarësia do të ketë të drejtën të votojë për, kundër, ose abstenim, sipas parimit një anëtar – një votë, në lidhje me kandidaturën e Visar Ymerit për kryetar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!’, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjers./bs/kohaislame

Artikulli paraprakMigrimet e jashtme dhe “migrimi ilegal” kanë shpjegime dhe zgjidhje!
Artikulli vijuesAmnesty International i bënë kërkesë Maqedonisë: Lejoni martesat mes gjinisë së njëjtë