Maxhuni konfirmon: 56 policë të lënduar, 31 protestues të arrestuar

Drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni konfirmoi se 56 policë janë të lënduar, dy prej tyre më rëndë, kurse 31 protestues janë arrestuar, porse ky nuk është numri definitiv, meqë po vazhdojnë arrestimet.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni dhe kryeprokurori Sylë Hoxha gjatë një konference të jashtëzakonshme, thanë se kishin kërkuar takim me organizatorët e protestës, por ata refuzuan.

 

Kreu i Policisë së Kosovës, ndërkohë, gjatë konferencës së shtypit konfirmoi se janë përdorur edhe plumba gome gjatë përleshjes së sotshme me protestuesit.

 

Ndërsa ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha tha se të gjithë ata që kanë shkelur rendin dhe ligjin do të ndiqen penalisht pa përjashtuar askënd. 

Artikulli paraprakPamje e të lënduarve të cilët janë në QKUK (Video)
Artikulli vijuesTirana kërkon vetëpërmbajtje në Kosovë