Pasi ka qëndruar më shumë se 28 muaj në paraburgim, gjykatësja Sam Lindsay në Shtetet e Bashkuara ka dënuar gazetarin dhe të ashtuquajturin aktivisti i internetit që supozohet të jetë zëdhënësi i grupit të hakerave Anonymous, Barret Brown me 4 vite burg. Ky dënim është marrë si pasojë e akuzës për përdorim të paautorizuar të një kompjuteri personal. Ai gjithashtu u cilësua si përgjegjës dhe për dy akuza të tjera por ato u hodhën poshtë. Brown ishte bashkpunëtor në publikimin e disa e-malieve konfidenciale të Stratfor. Ai shpërndau online një link i cili kishte akses dhe në informacione të sigurisë së lartë si kartat e kreditit. Si fillim ai u dënua me 100 vite burg për tre akuzat, por pas një seance apelimi dënimi i tij u ul në vetëm 5 vjet./CIO Albanian
Shtëpia Shkencë dhe Teknologji Teknologji Aktivisti i internetit Barret Brown dënohet me 5 vite burg