Google Drive shkarkohet 5 milionë herë

Google zyrtarisht ka prezantuar shërbimin Google Drive të martën e kësaj jave, ndërsa bashkë me versionin për kompjuterët personal, kompania gjithashtu ka lëshuar në qarkullim edhe aplikacionin mobil të këtij shërbimi.

Me sa duket, aplikacioni në Android për Google Drive është bërë shumë i famshëm brenda dy ditëve, pasi që i njëjti është shkarkuar më shumë se 5 milionë herë nga përdoruesit e telefonave mobil që bazohen në këtë sistem operativ. 

Google gjithashtu ka thënë se do ta lëshojë edhe një version të ri të këtij shërbimi për platformën mobile të Apple, iOS, dhe se kjo do të ndodhë brenda pak javësh. 

Aplikacioni Google Drive Android është në dispozicion për shkarkim në Google Play, ndërsa me këtë aplikacion përdoruesi fiton 5GB memorie falas.

Artikulli paraprakE mitura shtatzënë, mban në bark binjaken e vet
Artikulli vijues200 milionë njerëz përdorin Google Translate