Dhimbja fizike do të mund të matet edhe në mënyrë objektive, përveç se te ndihet subjektivisht. Një gjë e tillë nuk dihet se kur do të ndodhë, por me sa duket dita nuk do të jetë e largët. E gjitha kjo falë një kërkimi të kryer nga një grup studiuesish të Universitetit të Oksfordit. Me sa duket regjistrimi i valëve cerebrale përcaktuese, mund të japë të dhëna për t’u bërë më pas një vlerësim i besueshëm i intensitetit të dhimbjes. Bëhet fjalë për një sinjal neuronal, matja e të cilit u bë i mundur nga disa vullnetarë të prekur nga dhimbjet kronike. Atyre iu lidhën dy elektroda, në diencefal në talamus dhe mesencefal, në lëndën gri, dy zona të mirëpërcaktuara të trurit. Kërkuesit kanë mundur në kët mënyrë të regjistrojnë aktivitetin përgjatë ngacmimit të zonave të ndjeshme dhe atyre jo të ndjeshme ndaj dhimbjes, ndërkohë që subjektet pyeteshin mbi intensitetin e dhimbjes që ndjenin. Kohëzgjatja e valëve me frekuencë të shkurtër, të prodhuara nga zonat e trurit nën hetim, rritej në mënyrë të konsiderueshme me rritjen e ndjesisë së dhimbjes. Zbulimi mund të revolucionojë terapitë ndaj dhimbjeve kronike. Sfida, pas kësaj është vënia në punë e një sensori “inteligjent”, në gjendje të perceptojë këto valë të veçanta , e në këtë mënyrë të çaktivizojë ndjesinë e dhimbjes.
You Might also Like
Pini më shumë çaj
Në vende të ndryshme të botës, çaji është pija më e zakonshme pas ujit ,…
By
2 Min Read
Si të shumëzoni me kokën tuaj shpejt dhe lehtë (Video)
Si mund të shumezoni në kokën tënde? Matematika mendore është e lehtë - duke përdorur…
By
0 Min Read
Trëndafili i egër mbron zemrën, përdoret kundër diabetit dhe melanomës
Kokrrat e trëndafilit të egër kanë një përdorim të gjërë mjekësor. Ato janë të pasura…
By
7 Min Read
Sabahu, burim i shëndetit dhe bereqetit
Hulumtimet e reja kanë treguar se të zgjuarit në mëngjes zgjat jetën, rrit aktivitetin e…
By
2 Min Read
Ja çfarë tha ky shkencëtar për Profetin Muhamed
Keeth More (Kith Mur), njëri nga dijetarët më të mëdhenj në anatomi dhe embriologji. Profesor…
By
1 Min Read
Filtri i cigareve nuk mbron nga kanceri
Ekspertët mjekësorë dhe mjekët nga Universiteti Erciyes në Turqi kanë zbuluar që cigaret me filtër…
By
1 Min Read
