Pini më shumë çaj

Në vende të ndryshme të botës, çaji është pija më e zakonshme pas ujit , sipas hulumtimeve të specialistëve të shëndetit.

Çaji dhe mbijetesa – Sipas specialistëve të shëndetit, çaji luan rol të rëndësishëm në shëndetin e njeriut e në mbijetesën nga lloje të ndryshme të sëmundjeve. Kjo për shkak se llojet e ndryshme të çajave përbëhen nga komponentë, të cilët janë të rëndësishëm mbi të gjitha tek personat të cilët kanë mangësi apo tepricë hekuri.

Çaji dhe truri juaj – Përbërësit e çajit mund të rrisin aktivitetin e trurit. Në një rishikim sistematik nga specialistët e shëndetit të efekteve të çajit në humor dhe funksionin kognitiv, u vu re se përbërësit e çajit kanë treguar se rrisin vigjilencën dhe saktësinë.

Çaji dhe diabeti – Hulumtimet e specialistëve të shëndetit bëjnë me dije se në mesin e atyre që pinë tre deri në katër ose më shumë gota çaj në ditë janë rrezikuar 16% më pak për zhvillimin e diabetit tip 2, në krahasim me ata të cilët zakonisht pinë vetëm një ose asnjë gotë çaji.

Çaji dhe sëmundjet e zemrës – Për sa i përket një tjetër komplikacioni në shëndet, siç është ai që lidhet më zemrën, sipas specialistëve të shëndetit çaji i gjelbër dhe çaj i zi ulin ndjeshëm presionin e gjakut. Kjo ndodh për arsye se këto lloj çajrash ulin nivelin e kolesterolit në gjak.

Çaji dhe humbja në peshë – Ka pasur shumë interes për çajin në lidhje me ndihmën e të humburit në peshë. “Çaji jeshil mund të përmirësojë rregulloren e peshës trupore. “-shprehen specialistët e shëndetit.

“Konsumoni sa më shumë filxhanë çaj në ditë, në mënyrë që të shmangni shumë lloje sëmundjesh e të jetoni sa më gjatë .”-këshillojnë specialistët e shëndetit.

Artikulli paraprakSHBA në alarm, arrestohet kontraktori i NSA, shiti informacione sekrete
Artikulli vijuesFituesja e Nobelit në Letërsi: Vrisni ide, mos vrisni njerëz!