Me reastin e “Ditës Ndërkombëtare të Hixhabit”u mbajt nje tribunë në Librarinë e Çarshise, të cilën e organizuan një grup studentesh. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte ngritja e vetëdijes tek popullata dhe reduktimi i paragjykimeve ndaj femrave muslimane me mbulesë.
Panelistet e kesaj tribune ishin gazetarja Farije Dauti Bakiju, juristja Mersiha Smailoviq dhe mjekja Meradije Ajeti Zaimi, të cilat shpjeguan përvojën e tyre dhe diskriminimin që ushtrohet mbi këtë kategori të femrave.
Ata njëkosisht thanë se femra muslimane duhet t’i kushtojë rëndësi të veçantë nxënies,arsimimit, sepse dituria i hap të gjitha shtigjet jetësore dhe njëkosisht gruaja është përgjegjëse për ardhmërinë e një populli, prandaj ajo duhet të jetë e arsimuar.
Kjo tribunë u zhvillua në vazhdën e aktiviteteve tre ditore . Gjatë dy ditëve të para të këtij aktiviteti “Ëorld Hijab Day – Macedonia”, mbulesen islame e provuan 122 femra të përkatësive të ndryshme etnike dhe religjioze.
Aktivistja Shejnur Suma thotë kjo iniciativë u mirëprit nga të gjitha femrat, e në veçanti nga ato jomuslimane.
“Perveç që zgjodhëm të jemi ndalues të paragjykimit ndaj mbulesës, për pak orë e morrëm edhe rolin e ambasadoreve të Islamit, duke trajtuar me mirësjellje dhe dashuri mysafirët dhe pjesemarrëset në këtë aktivitet. Kënaqesia dyfishohej kur femrat që e provonin mbulesën jo vetëm që e pëlqenin iniciativën por edhe shprehnin mbështjetje për organizime të tjera të ketij lloji. “Na e rregulluat ditën”, “Bravo për iniciativën”, “Po më pëlqen shumë, po vendos të mbaj shaminë për tërë ditën”, “Politika na ndan por jemi njerëz dhe kemi të njëjtin Zot”, ishin disa prej komenteve dashamirëse që morrëm rrugëve të Çarshisë.”
Panelistet diskutuan mbi temën “Mbulesa, liri apo shtypje?”. Ata thanë se shamia nuk I bën të ndihen të shtypura femrat, por I ngritin, sepse liria vërtetë është brenda saj. Gjithashtu panelistet njëzëri kërkuan që të gjitha femrat të kërkojnë zëshëm të drejtat e tyre. Shejnur Suma shpreson se kjo nismë do të shndërrohet në një traditë në qytetin e Shkupit dhe të ngritet vetëdija, se femrat e mbuluara janë pjesë e shoqërise dhe si të tilla meritojnë të integrohen si të gjitha femrat e tjera në vend. /SHENJA/