Njeriu që do ta udhëheqë Zyrën administrative përtej Ibrit do të jetë qytetar serb dhe do të zgjidhet me konkurs. Pas këtij hapi, sipas burimeve të Express, do të publikohet edhe plani i detajuar për integrimin e kësaj pjese të vendit. Diplomatët perëndimorë në Prishtinë e mirëpresin hapjen e Zyrës, derisa e përjashtojnë statusin special për veriun. Oliver Ivanovic thotë se ky është një provokim i radhës nga Prishtina.
Qeveria e Kosovës po e pret emërimin e Shefit të Zyrës administrative për veriun e Mitrovicës për të shpalosur në detaje planin për integrimin e asaj pjese të Kosovës.
Burime të Express brenda Qeverisë kanë treguar se zyrtari që do të emërohet përmes konkursit publik do të jetë qytetar serb i veriut dhe do ta ketë barrën kryesore për të dialoguar me banorët lokalë dhe për t`i afruar ata më afër Prishtinës.
“Sikurse udhëheqësi edhe punëtorët e Zyrës do të jenë njerëz që jetojnë në veri. Posa të emërohet do të publikojë në detaje planin, i cili fokusohet në investime socio-ekonomike”, ka thënë një zyrtar i Qeverise.
Megjithëkëtë, vetëm një ditë pas themelimit ka ardhur reagimi i përfaqësuesve të serbëve të veriut, të cilët kanë kundërshtuar hapjen e Zyrës së re atje, me arsyetimin se nuk është pyetur Beogradi./Indeksonline/kohaislame
You Might also Like
Faturimi paushall i ujit kërcënon me mosrespektim të të drejtave të njeriut
Institucioni i Avokatit të Popullit ka konsideruar se faturimi paushall i ujit kërcënon me mosrespektim…
By
Redaksia
1 Min Read
Kukan dhe Kacin kërkojnë lirimin e Hasan Abazit
Udhëheqës të delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me vendet e Ballkanit Perëndimor, Eduard Kukan…
By
Redaksia
1 Min Read
DEKLARATA E 1912-S SHPALOSET NË PEJË
Deklarata e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë e vitit 1912-të, është shpalosur në qendër të…
By
Redaksia
1 Min Read
Gjenden mbetje mortore në Llaushë të Skënderajt
EULEX-i njoftoi sot se në fshatin Llaushë të Skenderajt janë gjetur mbetje mortore. EULEX-i këtë…
By
Redaksia
1 Min Read
Presidenti i BERZH-it viziton Kosovën
Presidenti i BERZH-it Suma Chakrabarti do ta vizitojë sot Kosovën i cili fillimisht do të…
By
Redaksia
0 Min Read
Një kabinet me të dyshuar për krime serioze
Qeveria e Hashim Thaçit ka disa zyrtarë të akuzuar e nën hetime, shkruan sot “Koha…
By
Redaksia
1 Min Read
