Reagon Partia e Drejtësisë: Ministri Gashi nuk i njeh kompetencat e veta

Partia e Drejtësisë ka reaguar sërish ndaj ministrit Dardan Gashi, që ndër të tjera e quajti hakmarrje absurde politike deklaratën e kësaj partie se ministria e tij është fajtore për rënien e nivelit të liqenit të Batllavës dhe atij të Badovcit.

Në një komunikatë për shtyp të kësaj partie, thuhet se ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ndoshta nuk i njeh kompetencat e veta, sepse punë primare ia ka caktuar vetës injorimin e problemeve mjedisore, pasi që tenton të bëjë politikë me tjera gjëra.
“Reagimi i tij tregon se kush po merret me fe, ne apo ai. Ne e thërrasim në përgjegjësi, ndërsa ai fshihet pas histerisë dhe paranojës së vet”, thuhet në komunikatë.

PD-ja ka shtruar një mori pyetjes për ujin për ministrin Gashi.

“Përgjegjësi e kujt është njoftimi për thatësi? Kur ka filluar thatësia dhe kur keni njoftuar ju komunat dhe ndërmarrjet dhe popullatën? Çfarë masa po ndërmerrni dhe tani mos na cekni me çfarë po merret Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Kompanitë Rajonale të Ujësjellësve dhe Komunat se këto po i dimë dhe po i vlerësojmë? Ju çfarë ndërmorët para se me ardh në këtë gjendje? Çfarë keni ndërmarr për mbrojtjen e liqeneve dhe ndërprerjen e shkarkimit të kanalizimit në Batllavë? Çfarë keni ndërmarr për ndalimin e shkarkimit të kanalizimit në kanalin e Ibër Lepencit që po tentohet të përdorët për të sjellë ujin e Ujmanit në Badovc?”, ka shkruar PD në komunikatë, teksa është shtuar se kanë edhe pyetje të tjera, por se njëherë presin përgjigje në këto.
PD ka shkruar se është fatkeqësi kur një ministri duhet t’i kujtohen përgjegjësitë që i ka me ligj. Ligji për ujërat e Kosovës, neni 13 përcakton përgjegjësitë, më saktësisht citojmë paragrafet nga ky nen: “Ministria është përgjegjëse për: zhvillimin e politikave nga fusha e resurseve ujore, si dhe objektivave nga programi i Qeverisë për fushën e resurseve ujore dhe mjedisit; Administrimin dhe menaxhimin e të gjitha resurset ujore në territorin e Republikës së Kosovës…”, ka shkruar PD.
Për më tepër, sipas PD-së, Ministria sipas nenit 76 obligohet që të ndërpres lejet ujore në rast thatësisë.
Vazhdojmë t’ia kujtojmë Ministrit se zyrtari i tij përgjegjës për ujëra del e deklarohet në media (për këtë ka dëshmi të shumta) se nuk ka thatësi, kur kjo gjendje ka arritur përmasa alarmante në Prishtinë dhe Gjilan./ind/kohaislame

Artikulli paraprakAvantazhi i meshkujve që mbajnë mjekërr
Artikulli vijuesTerroristët e krishterë vazhdojnë vrasjen e muslimanëve