Siri, forcat opozitare sulmojnë zonat e Damsakut që janë nën kontrollin e regjimit të Assad

Zahran Allush, komandanti i Ushtrisë Islame nga grupet opozitare në Siri njoftoi se kanë sulmuar me raketa dhe topa shumë zona të cilat janë nën kontrollin e forcave të regjimit në Damask, raporton Anadolu Agency (AA).

 

Allush, në një njoftim në rrjetin social Twiter ka theksuar se për shkak të vazhdimit të sulmeve të regjimit në fshatrat dhe komunat në rajonin lindor të Guta, Ushtria Islame në kryeqytet ka ndërmarrë një sërë sulmesh ndaj Degës së Inteligjencës Ajrore, Ndërtesës së Sigurimit të Shtetit, Pikës së Kontrollit Ushtarak 8 marsi, Akademisë së Sigurimit, Agjencisë së Inteligjencës, Ndërtesës së Shtabit të Përgjithshëm dhe në shumë zona të tjera ushtarake.

 

Ndërsa në lajmin e Agjencisë zyrtare të lajmeve SANA është theksuar se grupet terroriste kanë ndërmarrë sulme me raketa dhe topa në kryeqytet dhe si pasojë e këtyre sulmeve janë vrarë 3 persona, janë plagosur 30 të tjerë dhe gjithashtu ka pasur dëme materiale tek mjetet dhe në banesa.

 

Komandanti i Ushtrisë Islame, Zahran Allush në deklaratën e tij një ditë më parë, kishte theksuar se në kundërpërgjigje të sulmeve të forcave të regjimit në Gutan lindore ata do të ndërmerrnin sulme në kryeqytetin e Damaskut. Ai iu kishte bërë thirrje civilëve, studentëve dhe misioneve diplomatike që të qëndronin larg zonave, mjeteve dhe pikave të kontrolleve ushtarake.

Artikulli paraprak"Baba" i Hip Hopit Suge Knight pranon Islamin
Artikulli vijuesKëshilli i etikës, Prokuroria të mos pengoj publikimin e fakteve