Kapet banda shqiptare, 21 të arrestuar

Policia e Britanisë së Madhe ka shkatërruar një bandë që merrej me shpërndarjen e kokainë, që besohet se furnizonte Manchester-in.

Gjatë një mësymje të programuar në 17 adresa të ndryshme në Manchester, Salford, Trafford dhe veri të Uellsit, u arrestuan 21 persona, shumica shqiptarë.

 

Oficerët kanë sekuestruar një kilogram kokainë, vlera e të cilës në rrugë do të shkonte 100 mijë paund.

 

Gjithashtu janë sekuestruar 30 mijë paund para të gatshme, dy armë, një silenciator dhe municione.

 

Operacioni u finalizua pas tetë muajsh hetime për bandën e shqiptarëve që dyshohej se furnizonte qytetin e Machester-it me kokainë. Mes të arrestuarve janë 18 meshkuj dhe tre femra. /shekulli/

Artikulli paraprakSerbia arrestoi 290 emigrant të Kosovës, për vetëm 48 orë
Artikulli vijuesISIS dogji për së gjalli një njeri, ashtu siç amerikanët dogjën me mijëra zezakë