Tre shpërthime të fuqishme tronditën Kajron

Burimet e sigurisë egjiptiane kanë njoftuar për ndodhjen e tre shpërthimeve në rajone të ndryshme të Egjiptit.

Autoritetet egjiptiane të sigurisë thane se këto shpërthime kanë ndodhur në lagjet Al-Sabi’a dhe Një Tetori të Kajros. Akoma nuk është publikuar ndonjë raport zyrtar për numrin e viktimave të mundshme nga këto shpërthime. Burimet egjiptiane sot në mëngjes kanë zbuluar dhe asgjësuar një bombë të përgatitur për shpërthim në afërsi të një stacioni të metrosë në rajonin Xhiza. Një bombë tjetër është zbuluar dhe asgjësuar nga forcat egjiptiane të sigurisë në stacionin Ramal në qendër të Aleksandrisë.

Artikulli paraprakSerbia përmirëson kapacitetet ushtarake përmes stërvitjeve ndërkombëtare
Artikulli vijuesNdikimi psiko-fizik i borxhit dhe brengës dhe parandalimi nga aspekti religjioz